AlbanianSport.com 03.09.2017 19:00
ASNN – Futbolli bashkëkohor nuk ka më skuadra të vogla dhe të mëdha dhe, për lojtarin e Kombëtares kuqezi, Odise Roshi, kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e së shtunës me Lihtenshtejnin.
Mesfushori kuqezi e sheh Maqedoninë si një kundërshtar që vjen mjaft më e përgatitur psikologjikisht pas fitores në Izrael. 26 vjeçari shpreson që sfida e Strumicës të mbetet larg tensioneve.
Ndeshja Maqedoni-Shqipëri do të luhet të martën e 5 shtatorit 2017, duke nisur nga ora 20:45 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.