(Video) Kombëtarja / Roshi: Kënaqem me 6, por edhe me 4 pikë kualifikohemi

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Roshi-flet

AlbanianSport.com 27.05.2016 18:55

ASNN – Ndërsa ndeshja miqësore me Katarin në 29 maj, po afrohet, kuqezinjtë e trajnerit Xhovani De Biazi po vazhdojnë me intensitet seancat stërvitore në Austri. Të premten kanë dalë në konferencë për shtyp Taulant Xhaka dhe Odise Roshi. Në fakt, kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016-të, kaloi edhe nga këmbët e këtij të fundit.

Tashmë që ëndrra është bërë realitet, me Kombëtaren kuqezi që do ta marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të një kampionati evropian, Odise Roshi po shijon momentin dhe është gati të shkruajë historinë, me përfaqësuesen shqiptare në “Francë 2016”.

“Do të kisha dëshirë t’i krosoj në të 3 ndeshjet ata topa, por kemi 3 ndeshje të vështira, – ka thënë autori i atij harkimi që çoi në golin e Balajt në fitoren në Portugali, që çeli edhe rrugëtimin e kualifikimit. – Ajo me Zvicrën do të jetë më e rëndësishmja pasi po morëm 3 pikët në atë sfidë kemi shanse të mira për të kaluar më tej”.

Duhen ende dhe dy javë nga nisja e Kampionatit Evropian, por lojtarët në mendjen e tyre kanë filluar tashmë të bëjnë llogaritë e pikëve. Në ndryshim nga Gashi, Roshi është i kënaqur dhe me minimumin që të jep kalimin në turin tjetër, teksa thotë: “Unë do të isha i kënaqur me 6 pikë por edhe me 4 pikë besoj se e kalojmë grupin”.

Ky sezon i tij te Rijeka nuk ka qenë ndër më të mirët në karrierë, por tani që është në Kombëtare, Roshi e ndjen se duhet të japë gjithçka për kuqezinjtë. “Në çdo seancë stërvitore duhet të japim 100% dhe është normale që emocione do të kemi, sepse tashmë e kemi realizuar ëndrrën, e kemi prekur me dorë”, – ka pohuar ai.

“Po stërvitemi mirë dhe do të japim maksimumin në miqësoret ndaj Katarit dhe Ukrainës përpara ndeshjes ndaj Zvicrës”. Ndeshja miqësore me Katarin do të jetë testi i parë kryesor për futbollistët, të cilët do të luajnë edhe kundër Ukrainës e do të jenë më pas gati për fazën finale të Evropianit “Francë 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh