(Video) Kombëtarja / Reja: Xhaka po tallet me ne, Manaj & Balliu janë ndryshe

Share Button

AlbanianSport.com 08/11/2021 22:25

ASNN – Rasti i Taulant Xhakës është ndryshe nga ai i Rei Manajt dhe Ivan Balliut, ka deklaruar të hënën trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit, Edoardo Reja, i cili ka folur “pa doreza” lidhur me lojtarin e Bazelit. “Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne, – ka thënë ai. – Nuk e kam ftuar vetëm një herë, sepse nuk po luante me skuadrën dhe kishte probleme fizike, e kam thirrur vazhdimisht, por, më pas. na ka refuzuar. Është ndryshe nga Balliu, pasi Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren, ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme shëndetësore.”

“Është lojtar që e ndjen fanellën dhe ka shumëdëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, këtë lloj ndjesie, – ka vijuar 76-vjeçari. – Nuk mendoj se nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herë e mirë, unë e kam ftuar disa herë gjatë këtij viti, zëvendëstrajneri Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, edhe Xhakës por më vjen keq që e them, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori.”

“Sa i përket mungesave të ketyre dy lojtarëve, me Manaj kam folur, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe menduam të bënte pak pushim dhe të kishte mundesi të punonte me klubin dhe të rikuperohej. E vërteta është se nuk ka pasur shumë minuta te klubi dhe nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye vendosëm të mos grumbullohej. Edhe Balliu ka një problem shëndetësor, me muskujt e barkut pavarësisht se ka luajtur me klubin.”

“Por kam folur me të dhe do t’i nënshtrohet testeve dhe do të bëjë edhe injeksione për të shmangur problemet, – ka vijuar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja. – Është një mundësi e mirë për t’u rikuperuar. Kisha shumë dëshirë ta shihja nga afër Balliun. Doja ta aktivizoja edhe në ndeshjen ndaj Polonisë por nuk ishte e mundur. Do më duhet ta shtyj për një herë tjetër dhe ndoshta i bie në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Më vjen keq sepse doja ta provoja. Kemi edhe mungesa të tjera si Abrashi  dhe Gjimshiti, lojtarë shumë të rëndësishëm por do bëjmë më të mirën me këto që kemi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh