(Video) Kombëtarja / Reja: Presim një Poloni agresive që nga fillimi

Share Button

AlbanianSport.com 11/10/2021 14:55

ASNN – Pas fitores me Hungarinë më 9 tetor 2021 në Budapest, Shqipëria rikthehet të luajë ndaj Polonisë ditën e martë, ndeshjen e dytë të tetorit, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, që do të zhvillohet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Reja dhe kapiteni Berisha kanë dalë në një konferencë zyrtare për mediat, ku kanë folur në lidhje me këtë sfidë. Ndërsa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe polake, tekniku italian u shpreh se ndaj Polonisë skuadra duhet të jetë shumë e përqendruar pasi ekipi polak është një kundërshtar i nivelit të lartë.

“Duhet të jemi gjithmonë pozitivë dhe me qëllimin për të fituar ndeshjen, – ka thënë ai fillimisht. – Sigurisht që edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë, në 10-15 minutat e fundit, unë nuk po përpiqesha të ruaja barazimin aspak, edhe për zëvendësimet që bëra, doja me çdo kusht fitoren dhe sigurisht ndeshja nesër duhet fituar. Në Hungari na shkoi mirë sepse ndodhi dhe ai gol aq i bukur. Duhet besim, nuk bëj zëvendësime për t’u mbrojtur por duhet dhe mentaliteti i duhur i lojtarëve. Janë ata që e luajnë lojën në fushë, jo unë. Aftësia jonë është që të shfrytëzojmë të gjithë karakteristikat e lojtarëve dhe t’i marrim maksimumin atyre.”

“Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por nuk është definitive, finale, që vlen vendin në “play-off”, – ka vijuar 76-vjeçari. – Nuk kam vendosur ende për formacionin, ashtu siç bëj gjithmonë. Ka disa lojtarë që mund të kenë pasur edhe probleme të vogla fizike, pas ndeshjes me Hungarinë dhe duhet t’i shoh sot në stërvitjen e pasdites dhe të bëj vlerësimet e mia për gjendjen e tyre. Të luash çdo 3 ditë është shumë e vështirë, por ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Duhet të bëj shumë vlerësime, qoftë edhe në aspektin karakterial. Për shembull, kur luaja vetë futboll, kisha dëshirë të luaja gjithmonë ndeshje të tilla.”

“Dhe të gjithë duan të luajnë ndeshje të kësaj rëndësie, por duhet të shohim edhe këto përgatitjet e fundit, – ka pohuar italiani. – Për 11-shen kam dyshimet e mia, por kur zbresim në fushë, kjo varet edhe nga Polonia dhe kjo është pjesa ime, që të mësoj ekipin dhe të jap sa më shumë informacione, për mënyrën se si do të luajnë në fushë dhe për mënyrën se si ato do ta interpretojnë ndeshjen. Sidoqoftë, thashë, asgjë nuk ka mbaruar dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera. Sigurisht do të presim në Poloni agresive. E njoh shumë mirë trajnerin Souza dhe jam i bindur që ato do ta nisin ndeshjen menjëherë në sulm.”

“Polonia ka lojtarë shumë të aftë dhe cilësorë që ta nisin ndeshjen duke sulmuar, sepse ata e dinë që kjo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe dhe duan “play-off”-in dhe do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Sa i përket Levandovskit, është një lojtar që nuk mund të markohet dhe duhet të bëjmë të mundur që të gjithë lojtarët e mbrojtjes apo mesfushës të mbyllin hapësirat dhe të mos i japin mundësi që ai të marrë topa. Ai është një nga lojtarët më të mirë aktualisht jo thjesht në Evropë, por edhe në botë.” Broja titullar është një nga pyetjet që i bëhet shpesh trajnerit, i cili, këtë radhë, ka marrë kohë ta shpjegojë këtë çështje.

“Ende nuk e kam vendosur, – ka thë trajneri veteran. – Duhet të kemi parasysh që unë e kam aktivizuar Brojën në ndeshjet e kaluara, ka ndodhur që vjet në Kazakistan. E kemi parë si titullar dhe kemi parë që rendimenti i tij nuk ka qenë njësoj siç ka qenë kur ai futet në fushë gjatë lojës. Kam shfrytëzuar faktin që kundërshtarët kanë qenë të lodhur dhe e kam parë këtë gjë dhe kam menduar të hedh Brojën në fushë pasi ai është një lojtar që bën diferencën, pasi ai është shumë i fortë fizikisht dhe për më tepër bën gola që është edhe gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë mes.”

“Por varet gjithmonë nga karakteri individual, nuk e kam vendosur ende nëse do të luajë nga fillimi, pasi nuk e di si do të reagojë. Pra mund të na vlejë më shumë si titullar apo duke u futur gjatë lojës. E kam menduar, por është ende për t’u vlerësuar si opsion. Po ta dija që bën gol, unë mund ta hidhja në fushë vetëm në 3 minutat e fundit në Poloni dhe mund të kishim zgjidhur problemet tona. Por këtë nuk e dimë”, – ka thënë ndër të tjera trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh