(Video) Kombëtarja / Reja: Në “Uembli”, për maksimumin, porta, solide

Share Button

AlbanianSport.com 08/11/2021 19:25

ASNN – Trajneri kuqezi, Edoardo Reja, foli në konferencën e së hënës edhe lidhje me ecurinë e portierëve të Kombëtares, teksa ka parashtruar edhe objektivin për ndeshjen e parë me Anglinë. “Do të shkojmë në Uembli” për të dhënë dhe marrë maksimumin nga kjo ndeshje, – ka thënë ai. – Ky është synimi që ne kemi për këto ndeshje që të bëjmë dy ndeshje dhe dy paraqitje sa më të mira. Humbja me Poloninë komprometoi ndjeshëm shpresat tona, shanset që ne kishim për të arritur play-offin. Megjithatë ne jemi ende në garë, përderisa matematika na e lejon, dhe ne duhet të shpresojmë deri në fund.”

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Anglisë por ne do të shkojmë me synimin për të marrë maksimumin”, – ka shtuar ai, duke iu kthyer më pas argumentit të portierëve. “Pres gjithmonë përmirësim nga të gjitha repartet, – ka thënë italiani i stolit kuqezi. – Në portë i kam parë të dy portierët në formë si Strakoshën dhe Berishën edhe pse nuk luajnë me klubet. Gjithsesi, ata vijnë edhe më të karikuar me Kombëtaren për të treguar vlerat e tyre. Nuk kam pse të jem i shqetësuar për pjesën e portës. Mund të jem më i shqetësuar për reparte të tjera, ku ne duhet të shmangim gabime.”

“Rendimenti i dy portierëve ka qenë shumë i mirë, skuadra po rritet dhe portierët bëjnë paraqitje të mira, – ka vijuar 76-vjeçari. – Themi gjithmonë që kemi mbrojtje të mirë, por edhe atyre kemi bërë ndonjë gabim dhe duhet ta analizojmë. Skuadra po rritet, portierët po bëjnë mirë, pavarësisht gabimeve të vogla. Ajo që dua të përmirësohet është mesfusha e lart, ndërsa në mbrojtje kemi treguar që kemi qenë solid. Kemi edhe Selmanin, sa herë e kemi thirrur që të zbresë në fushë e të mbrojë portën ka bërë paraqitje shumë të mirë. Kemi zgjidhje të mjaftueshme. Ka treguar edhe në miqësore që është në formë shumë të mirë.|

“Për të mos harruar Alban Hoxhën sa herë që ka qenë në Kombëtare ka treguar vlerat e tij, dhe ka ndihmuar skuadrën siç ndodhi edhe ndaj Kazakistanit që u thirr në portë dhe bëri një paraqitje shumë mirë. Të katër portierët kanë treguar se e duan skuadrën. Edhe kur kanë qenë në tribunë ose në fushë ose në stol kanë treguar profesionalizmin e tyre”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh