(Video) Kombëtarja / Reja: Këta lojtarë, të bindur për potencialin që gëzojnë

Share Button

AlbanianSport.com 29/08/2021 19:10

ASNN – Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja nuk shikon asnjë avantazh ose disavantazh në faktin se skuadra do të duhet të luajë tre ndeshje në 9 ditë. “Të luash njëherë në 3 ditë nuk është asnjëherë diҫka e lehtë, – ka thënë ai. – Por e njëjta gjë është edhe për kundërshtarët tanë, kështu që jemi në barazim le të themi. Unë jam i bindur që ky grup mund të bëjë mirë. Jemi rritur, kemi pasur dy përvoja të rëndësishme në miqësoret që kemi luajtur në Uells dhe Republikën Ҫeke. Dy skuadra përfaqësuese këto që kanë luajtur në Evropianin e këtij viti dhe kanë treguar cilësitë e tyre.”

“Ne kemi qenë konkurrues me ta, – ka këmbëngulur kreu italian i stolit kuqezi. – Bëmë paraqitje pozitive. Kam përshtypjen se jemi duke u rritur. Ky grup është i bindur për cilësitë që ka. Unë, edhe në këto dy ndeshje të para, pres akoma aspekte pozitive. Siҫ e thashë edhe më lart, ne kemi treguar progres dhe, duke luajtur me këto dy skuadra të forta, kemi nevojë të përmirësohemi akoma. Jemi përmirësuar nga mesfusha e përpara në lidhje me lëvizshmërinë dhe djemtë kanë brenda tyre një bindje se janë të fortë. E dinë shumë mirë vlerën e tyre. Dimë gjithashtu shumë mirë edhe defektet tona.”

“Do të punojmë të korrigjojmë diҫka në mënyrë që të jemi më konkurrues, – ka theksuar Reja. – Unë jam i bindur që do të bëjmë paraqitje shumë të mira. E kemi të qartë se do të luajmë ndaj dy skuadrave të rëndësishme, Hungaria, dhe mbi të gjitha Polonia, që kanë treguar se janë “përpara” në aspektin e cilësisë, por as ne nuk jemi më pak. Unë jam shumë i bindur që kjo është një skuadër që mund të na dhurojë kënaqësi të mëdha. E kemi të qartë se, për të arritur këtë, të gjithë lojtarët duhet të jenë në gjendje maksimale. E theksova edhe më lart, do të shikoj dhe do të verifikoj këto 3 ditë, edhe pse janë pak.”

“Duhet të bëj zgjedhjet e duhura, për të hedhur në fushën e lojës lojtarët që janë në gjendjen më të mirë”, – ka shtuar trajneri veteran. Po a do të ndikojnë në këto ndeshje mungesat? “Më mungojnë lojtarët e dëmtuar që janë lojtarë të rëndësishëm për ne, sepse do të kisha mundësinë për të bërë ndonjë zgjedhje, por jam i bindur që këto 27 lojtarë që kam grumbulluar janë zgjedhja më e mirë përballë asaj që ofron Shqipëria, – përgjigjet 75-vjeçari. – Ndërkohë rritja ka qënë, dhe pres akoma një rritje të mëtejshme në këto eliminatore të Kampionatit Botëror.” Ekipi do të nisë grumbullimin prej ditës së hënë në Varshavë.

Aty ku do të qëndrojë deri në përfundim të ndeshjes me Poloninë përpara se të rikthehen në bazën e vet stërvitore në Durrës, ku do të vazhdojnë stërvitjet për ndeshjet në fushën e vet, ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe ndaj San Marinos më 8 shtator 2021.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh