(Video) Kombëtarja / Reja: Konsideratë për këdo, frikë nga askush

Share Button

AlbanianSport.com 01/09/2021 18:40

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi flet para sfidës me Poloninë, beson tek grupi kuqezi. Shqipëria përballet të enjten me Poloninë, në takimin e vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” dhe trajneri kuqezi, Edoardo Reja, kërkon që skuadra të bëjë kujdes. “E dimë që ndeshja nuk është e lehtë, – ka thënë ai fillimisht. – Edhe si traditë, kjo është një skuadër e cila nuk mundet në shtëpi prej 7 vitesh, ndaj nuk është e lehtë se ka vlera. Duhet të bëjmë ndeshje të kujdesshme, por pa harruar fazën sulmuese, duhet bërë presing në fazën sulmuese, nëse duam t’i krijojmë probleme.”

“Nuk duhet të gabojmë asgjë se me lojtarët që ka përpara, duhet të ndërtojmë një barrierë dhe t’u japim sa më pak mundësi që të arrijnë në konkluzion”, – ka shtuar Reja. Natyrisht, trajneri veteran e ka identifikuar sulmuesin e Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, si rrezikun më të madh të polakëve. “Qartësisht duhet të jemi të organizuar se për Levandovskin duhet të jesh i kujdesshëm, sidomos në zonë, se ka kohë të jashtëzakonshme ndërhyrjeje, – ka theksuar ai. – Një mbrojtës e sheh, kthen kokën e pastaj jo më se është i jashtëzakonshëm, duhet të jesh i organizuar që të jetë mundësia e një lojtari të dytë.”

“E njohim këtë situatë dhe do të mundohemi të evitojmë në çdo mundësi t’i hapësira këtij lojtari që zakonisht nuk gabion kurrë, uroj të mos ketë atë rendiment si në klub, – ka vijuar trajneri veteran. – Ndoshta në kombëtare mund të ketë ato vështirësi, por është lojtar i cili të fut frikën pasi ka aftësi të jashtëzakonshme.” Shqipëria mban vendin e 3-të në renditje, me dy pikë më tepër sesa Polonia, dhe italiani i stolit kuqezi beson fort tek shanset e Shqipërisë për kualifikim në një grup të vështirë. “Kur luhet, mendohet gjithmonë të bëhet më e mira, – këmbënguli ai. – Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur ndeshjen.”

“Kemi ardhur këtu fillimisht për të patur një rendiment të mirë se skuadra duhet të jetë në 100% pasi duhen këmbët për të përballuar këtë ekip, – ka theksuar Reja. – Ne jemi mjaft  të vendosur dhe të bindur që kur nis grupi eliminator. Kemi thënë që shkojmë kudo dhe luajmë shanset tona, konsideratë për këdo, por frikë nga askush. Kjo duhet të jetë moto jonë, dhe të besojmë te mundësitë që kemi, të cilat janë mundësi të rëndësishme.” Duke vlerësuar homologun e tij, Paulo Souza, Reja e ka vënë theksin tek organizimi i lojës. “Me Souzën kam një raport, edhe pse nuk jemi miq, kam një raport të rëndësishëm vlerësimi”, – thotë 75-vjeçari.

“E di që ai ndoshta në aspektin e Evropianit nuk është se ka bërë shumë mirë, – ka vijuar italiani. – Por e di që është e vështirë të hysh në një kombëtare se nuk është si me punën në javë apo në klub që punon gjithmonë. Shpresoj që të gjejë zgjidhjen e duhur, por uroj që ta gjejë pas ndeshjes tonë, pasi e di se do të jetë shumë e vështirë. Por ne po bëjmë një organizim të mirë, në fazën mbrojtëse. Sigurisht nuk do të bëjmë ndeshje mbrojtëse, përveçse kur Polonia të na sulmojë vazhdimisht. Por kemi armë të rëndësishme para. Nëse na lënë hapësira mund të dëmtojmë kundërshtarin.”

“Sidomos nuk duhet t’i presim në kufij të zonës, duhet t’i vëmë në vështirësi në mesfushë e para, aty duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja. Takimi Poloni-Shqipëri do të luhet të enjten, në Varshavë dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh