(Video) Kombëtarja / Reja komenton risitë: Pres nga 4 lojtarë të rinj

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 14:25

ASNN – Risitë në listën e Kombëtares dhe objektivat ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, flet Edoardo Reja. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë të hënën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të këtij fundmuaji, atë ndaj Spanjës më 26 mars dhe atë ndaj Gjeorgjisë më 29 mars 2022, teksa tashmë është bërë publike edhe lista me 26 lojtarët e ftuar për dy sfidat.

Në prononcimin e tij për mediat, trajneri italian i Kombëtares, Edoardo Reja, ka folur për risitë e listës dhe zgjedhjet e tij, teksa është i kënaqur për faktin se shumë prej lojtarëve po luajnë rregullisht me klubet dhe marrin pjesë në liga të rëndësishme evropiane. Gjithashtu, Reja shton se pret që lojtarët të japin maksimumin në këto dy sfida, që janë një mundësi e mirë për të kolauduar ekipin në kuadër të sfidave të ardhshme zyrtare në Ligën e Kombeve të Evropës.

“Kemi gjithmonë një listë me rreth 30 lojtarë, por me vete do të marr 26 lojtarë, sepse është e kotë të marr lojtarë, të cilët më pas nuk do kenë mundësinë të luajnë, – ka thënë ai fillimisht. – Është e qartë që në këtë listë ka disa te reja, është Asllani që po paraqitet shumë mirë me Empolin, duke treguar personalitet të madh pavarësisht moshës, por është një lojtar që ka aftësi të rëndësishme.”

“Sigurisht është ende i ri, duhet ende të rritet, por unë dua ta aktivizoj dhe ta shoh në aksion në një ndeshje zyrtare, ka vijuar 76-vjeçari. – Ndonëse janë miqësore, por janë ndeshje të rëndësishme. Më pas, është Kastrati, i cili gjithashtu po paraqitet mirë këtë vit në Serinë B, është një futbollist të cilin e kemi ndjekur edhe më parë dhe më jep përshtypjen se ka ardhur momenti që ta grumbulloja me grupin tonë për të parë karakteristikat që ka”

“Pastaj kemi edhe një të ri tjetër të datëlindjes 2002, Bajrami i Benfikës, që e kam grumbulluar, ndonëse për momentin nuk ka ende pasaportën, por po punojmë që ta marrë sa më parë dhe shpresojmë që ta marrë në kohë në mënyrë që ta shohim në aksion, – ka zbuluar Reja. – Pastaj duhet të kemi parasysh Balliun, i cili është lojtar që e kemi grumbulluar edhe në të kaluarën, por ka pasur probleme fizike.”

“Urojmë që këtë herë të mos ketë ndonjë problem këto ditë dhe të jetë i gatshëm, – ka theksuar trajneri kuqezi. – Është edhe Vrioni, që po paraqitet shumë mirë në Austri. Më në fund ka gjetur vazhdimësinë, ka shënuar 11 gola dhe dua ta rishoh në aksion me Kombëtaren. Pak a shumë këto janë risitë, për të tjerat kemi një grup mjaft solid dhe pres një rendiment të mirë në këto dy ndeshje.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh