(Video) Kombëtarja / Reja kërkon vendin e parë në grupin e kuqezinjve

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2022 18:05

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi beson te Shqipëria dhe djemte e tij. Shqipëria luan në 10-ditëshin e fundit të shtatorit dy sfidat e fundit në kuadër të grupit të saj në Ligën e Kombeve dhe të shtunën ka dalë në një konfencë për shtyp edhe trajneri Edoardo Reja. Italiani i stoli kuqezi ka kërkuar maksimumin nga këto dy sfida përtej mungesave.

 

– Sa shanse kemi të arrijmë vendin e parë në grup?

– Jemi akoma në lojë për të marrë vendin e parë nëse do të arrijmë të fitojmë këto dy ndeshje. Sigurisht kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe gjatë ndeshjeve të fundit kemi pasur edhe mungesa që na kanë kushtëzuar por mendoj se do t’ia dalim. Do të përgatitemi mirë, aspekti karakterial do të jetë shumë i rëndësishëm në këto dy ndeshje. Jemi në kushte për të luajtur si të barabartë me të gjitha skuadrat, sidomos me Izraelin që e pamë se sa kundërshtar i fortë është. Kemi bindjen që mund të shkojmë atje dhe mund të bëjmë një ndeshje të mirë duke u bazuar te aspekti karakterial i lojtarëve dhe skuadrës.

 

– Një koment për sulmin dhe a do të kemi mbështetje nga mesfusha?

– Ne do të përpiqemi që të bëjmë maksimumin duke nisur nga ndeshja me Izraelin. Ideja ime është që të hedh në fushë një skuadër të ekuilibruar, sigurisht duke pasur pak fokusin nga mesfusha e lart. Për fat të keq, Çekiçi edhe pse po luante mirë, ka këtë problem tani, ndërsa Bajrami nuk është se ka bërë paraqitje të mira. Ndoshta mund të luaj me një sulmues, apo edhe me tre në aspektin ofensiv, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbrapa që skuadra të ketë ekuilibër. Luajmë ndaj Izraelit, një skuadër shumë e shpejtë dhe shumë e aftë teknikisht, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Do të përgatitemi këto ditë dhe të shohim deri në ditën e ndeshjes se si do të zbresim në fushë.

 

– Si mendon trajneri se do të jetë paraqitja e skuadrës, pasi luan në presion?

– Duhet të jemi mirë në këto dy ndeshje qoftë në aspektin fizik, por edhe karakterial. Kemi përpara Izraelin, një ekip shumë i mirë por gjithçka do të varet nga ajo se si ne do të futemi në fushën e lojës. Duhet të kemi agresivitetin e duhur dhe në këtë ndeshje më shumë se gjithçka tjetër duhet personalitet qoftë nga ana jonë. Zgjedhjet e mia do të bëhen pasi të shoh lojtarët në stërvitje, nuk mund të them që tani se si do të luajmë. Do të përzgjedh ata që janë më në formë për këtë betejë. Presioni në fushë do të jetë shumë i madh, pasi ata në fushën e tyre luajnë shumë fort dhe janë shumë agresivë. Por ne shkojmë të bindur për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Unë e shoh presionin si diçka pozitive, në këtë ndeshje thjesht duhet të kemi bindjen e duhur se mund t’ia dalim. Do të punojmë për një javë për t’u përgatitur. Shpresojmë që ata të kenë edhe ndonjë dobësi në mbrojtje dhe ne t’i godasum aty. Të shkojmë me besim që mund të marrim maksimumin.

 

– A ka harmoni ky grup dhe koment për paraqitjen jo të mirë të disa lojtarëve në ndeshjen ndaj Izraelit?

– Harmonia ka qenë dhe është në skuadër. Sigurisht ka edhe ndonjë lojtar që mund të mërzitet dhe këto janë gjëra të qarta në futboll. Unë ia kam bërë të qartë të gjithë lojtarëve që duhet të pranojnë zgjedhjet dhe ata që nuk luajnë duhet të jenë gati për ekipin në çdo moment. Edhe në ndeshjet e fundit, ndoshta ka pasur rendiment jo të lartë nga disa prej tyre, me paraqitje nën pritshmëritë që kishim, pasi ne prisnim shumë nga dy ndeshjet e fundit. Por ndaj Izraelit ne i dhuruam golat dhe gjithçka erdhi për shkak të gabimeve individuale. Por tashmë nuk na lejohet më të gabojmë, duhet të korigjojmë gjërat që nuk kanë funksionuar. Që kur kam ardhur këtu si trajner i Kombëtares, them me bindje se grupi ka funksionuar dhe gjithçka ka shkuar mirë. Me përjashtim të ndonjë problem të vogël, që e kemi zgjidhur. Kur të vijnë të gjithë lojtarët do të bëjmë analizën me video, do të diskutojmë gjërat që duhen korigjuar, por edhe ato që do të përmirësojmë dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh