(Video) Kombëtarja / Reja: Hungaria, një fitore që vlen ëndrrën e kualifikimit

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2021 20:10

ASNN – Shqipëria do të luajë të shtunën në mbrëmje një nga dy sfidat më të rëndësishme të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ndaj Hungarisë, takim që do të zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Pushkash Arena” të kryeqytetit. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me këtë sfidë. Trajneri Reja, teksa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe atyre hungareze u shpreh se kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të mbajtur ëndrrën gjallë, teksa theksoi se skuadra dhe lojtarët kanë besim të lartë për të fituar nesër.

Ai theksoi se skuadra se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ditën e nesërme për të marrë 3 pikët, teksa foli edhe për formacionin për të shtunën. “Ne sigurisht duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe, për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund, por unë e kam thënë shpesh, jo vetëm para kësaj ndeshjeje, që për ne janë të gjitha ndeshjet si një finale, – ka deklaruar ai. – Nëse humbasim, ne dalim jashtë objektivave dhe nuk jemi më në lojë. Është e rëndësishme si ndeshje për ne dhe e dimë shumë mirë forcën e Hungarisë, por unë bazohem te fakti që ne po kalojmë një moment pozitiv.”

“Kemi shumë siguri si ekip dhe lojtarët kanë shumë vetëbesim dhe lojtarët janë këtu për të bërë një ndeshje të madhe, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Sigurisht duam të qëndrojmë në vendin e dytë dhe për këtë gjë duhet të fitojmë nesër. Formacioni? Sigurisht që ka gjithmonë dyshime sepse trajneri ka gjithmonë dyshime përpara se të zgjedhë formacionin. Kam një grup me 24 lojtarë dhe do vendos vetëm të shtunën në mëngjes. Do shikojmë stërvitjen e fundit sot, kemi disa probleme fizike në disa element, do të luajë ai që është më në formë. Kush zbret në fushë duhet të japë maksimumin duke parë që kemi përballë Hungarinë që është një skuadër e fortë fizikisht.”

“Do të luajë ai që është në gjendje optimale, – ka theksuar 75-vjeçari. – E rëndësishme është që kush zbret në fushën e lojës duhet të japë maksimumin. Kjo është ajo që kërkoj duke konsideruar Hungarinë një skuadër të fortë fizikisht, në këtë sens duhet të gjej zgjedhjet e duhura për formacionin. Kam ca dyshime për skuadrën që zbret në fushë por 9 apo 10 lojtarë janë zgjedhur tashmë. Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen gjatë ndeshjes dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës, apo vendosjen në fushë duke iu përshtatur kundërshtarit.”

“Sigurisht, duke luajtur në shtëpi Hungaria do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë, qoftë në aspektin taktik, por duke e njohur trajnerin e tyre që është italian, kam një përshtypje për mënyrën se si mund të luajnë, – ka theksuar italiani. – Nuk mendoj se do të përpiqen të fokusohen te kundërsulmi, por besoj se do të përpiqen të marrin në kontroll lojën, duke qenë se do të luajnë në shtëpi. Por ne do të jemi gjithmonë gati të pranojmë këtë lojë dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur, t’i sfidojmë edhe në aspektin taktik. Nëse ato mbyllin të gjitha hapësirat, ne do të përpiqemi që me ata lojtarë të shpejtë që kemi, të gjejmë mënyrat tona për të goditur kundërshtarin.”

“Por nësë ata luajnë në mënyrën që do të na sulmojnë dhe do të na vënë në presion, Hungaria do të ketë momente kur do të zhbalancohet dhe ne do ta shfrytëzojmë në maksimum, – ka vijuar Reja, i cili është pyetur më tej nëse do të zgjedhë Bajramin apo një mesfushor force në këtë ndeshje. “Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, sigurisht që një lojtar që ka aftësi shumë të mira për të cilin kemi folur shpesh, sidomos në aspektin sulmues, – është përgjigjur ai. – Por ekipi duhet të ketë ekuilibër në çdo repart dhe duhet të jemi gati në çdo moment të kundërsulmojmë kundërshtarin.”

“Nuk është çështja një futbollist mbrojtës apo një futbollist në mesfushë që luan më mirë në aspektin mbrojtës, por nuk kam vendosur ende, kështu që duhet të presim deri nesër”, – ka shtuar veterani, i cili në fund është pyetur nëse ndeshja më e vështirë është ajo me Hungarinë apo ajo Poloninë, por edhe për faktin se homologu dhe bashkatdhetari i tij në stolin hungarez, Marko Rosi, mendon se kjo ndeshje vendoset me një gol. “Të dyja skuadrat, Shqipëria dhe Hungaria janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës dhe është e qartë që kush shënon do ta mbrojë, e ka kapacitetin”, – është përgjigjur Reja.

“Nuk mund të thuhet kurrë kjo gjë se kush shënon fiton 1-0. Të shpresojmë që golin ta bëjmë ne përpara Hungarisë. Më e vështira është ndeshja nesër me Hungarinë, pas kësaj ndeshjeje do të shikojmë Poloninë. Për ne dhe Hungarinë kjo është një ndeshje e rëndësishme. Shpresa jonë është që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të arrijmë rezultat”, – ka përfunduar trajneri italian i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh