(Video) Kombëtarja / “Kemi afro 30 lojtarë”, Reja bën “radiografinë” kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 29/08/2021 15:30

ASNN – Ndeshjet e shtatorit, Reja: “Kemi bërë progres, ky grup mund të na japë kënaqësi të mëdha”. Trajneri Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka folur ditën e diel për mediat në prag të grumbullimit të skuadrës për tre ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, atë ndaj Polonisë në fushë të huaj dhe ato ndaj Hungarisë dhe San Marinos në Stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Reja i është përgjigjur interesimit në lidhje me listën e lojtarë të grumbulluar dhe sfidat që e presim skuadrën në këto ndeshje të muajit shtator.

“Kemi një listë prej rreth 30 lojtarësh, por kemi probleme me disa të dëmtuar siç janë Dermaku, Veseli dhe Lenjani, të cilët duan disa javë të rekuperohen dhe të jenë në formë optimale, – ka thënë ai. – Pastaj, risia ishte Ivan Balliu, i cili luan në La Liga me Rajo Vajekano dhe po paraqitet shumë mirë në fillim sezoni. Mendova ta rikthej në listë, por dje dolëm në telefon, nuk është mirë fizikisht, pasi ka probleme me pubalgjinë dhe ka inflamacion të aduktorëve e për këtë arsye nuk është ende në kushtet e duhura.”

“Sidoqoftë, e kemi lënë që të flasim sërish për të parë nëse kemi mundësi ta grumbullojmë, – ka pohuar trajneri kuqezi. – Për herë të parë me ne vjen Muçi, i cili ishte pjesë e Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve dhe e kishim nën vëzhgim. Është një djalosh i vitlindjes 2001 dhe gjithashtu kemi marrë Çepelen, të cilin e njohim tashmë. Po integrojmë këto të rinj së bashku me Brojën, Çokajn, Muçin e Çepelen, të cilët janë lojtarët e rinj që duhen vëzhguar për perspektivën. Për të tjerat, kemi grupin e zakonshëm, që unë e kam formuar tashmë.”

“Po bën paraqitje shumë të mira edhe Çekiçi, i cili është transferuar në klubin e Cikalleshit në Turqi dhe luajnë rregullisht për 90 minuta”, – ka shtuar Reja. Sezoni në pjesën më të madhe të kampionateve ku aktivizohen lojtarët kuqezi sapo ka filluar, dhe gjendja fizike e lojtarëve është një element që duhet të shikohet me kujdes nga stafi teknik në këtë grumbullim që fillon në Varshavë ditën e hënë. “Ka lojtarë që po luajnë rregullisht, – ka thënë trajneri i Kombëtares. – Më vjen keq për Berishën dhe Strakoshën, që janë në stol me klubet, por janë lojtarë që meritojnë besim.”

“Ata stërviten rregullisht, por nuk kanë mbase reflekset e ndeshjes, pasi nuk kanë pasur mundësi të luajnë, – ka vijuar ai. – Për pjesën tjetër, Ismajli, Gjimshiti luajnë rregullisht, Kumbulla ndihet mirë, edhe pse nuk ka luajtur me Romën së fundmi. Hysaj po luan, Doka po ashtu, Roshi ka ndehsje të shtunën, Trashi, Mitaj, Çekiçi, po luajnë. E njëjta dhe për Trashin, Baren, Laçin, Cikalleshin. Manaj është pjesë e grupit të Barcelonës, qëndron në stol, ka luajtur pjesën e parë të miqësoreve. Ka luajtur dhe është paraqitur mirë.”

“Më ka informuar se është në gjëndje shumë të mirë edhe se nuk luan, – ka shtuar Reja. – Do ta shikojmë dhe do ta verifikojmë në Varshavë, duke parë që do të kemi 3 ditë përpara. Do të flas me të gjithë lojtarët për t’i pyetur për gjendjen e tyre. Xhaka? Ai ishte pothuajse 6 muaj i dëmtuar ndërkohë që tani është rikuperuar. Kam parë që po luante, një pjesë, 75 minuta por edhe ndeshje të plota. Ai thotë se ka akoma probleme në gju, nuk ndihet akoma në gjendje duke parë që ka pak kohë që ka filluar të luajë.”

“Kemi rënë dakord që do të flasim nesër për të vendosur nëse do ta grumbullojmë apo jo, – ka vijuar trajneri kuqezi duke folur për futbollistin e Bazelit. – Ky është një vlerësim që sinqerisht do ta bëjmë nesër. Ai është thërritur këtë herë, ashtu si edhe herët e tjera, por nuk ka qënë në gjëndje në ndeshjet e mëparshme për shkak të dëmtimit në gju. Unë uroj që të shërohet në mënyrë që të jetë i vlefshëm edhe për Shqipërinë. Për Bajramin, ashtu siҫ e dini, ka qenë ajo seanca gjyqësore për mundësinë për të ardhur e luajtur me Shqipërinë.

“Unë kam folur me lojtarin dhe babain e tij. Ata duan të luajë për Shqipërinë absolutisht, vetëm se ka qënë ky ngërҫ. Përgjigjen do ta kemi vetëm të hënën ose të martën maksimumi. Datat e FIFA-s janë këto kështu që do të presim. Unë uroj që të arrijë të vijë me ne duke parë që është një lojtar që mund të na japë diҫka më shumë nga mesfusha e përpara sepse është një lojtar që ka cilësi, driblon kundërshtar dhe synon portën. Ka pasime cilësorë, filtruese, do ishte një vlerë e shtuar për këtë skuadër”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh