(Video) Kombëtarja / Polonia, Souza: Shqipëria, një kundërshtar “robust”

Share Button

AlbanianSport.com 01/09/2021 20:10

ASNN – Trajneri i Polonisë dhe qendërmbrojtësi Glik flasin para ndeshjes së të enjtes. Polonia do të përballet me Shqipërinë më 2 shtator 2021, në atë që është e para e 3 sfidave eliminatore të grupit I të Botërorit “Katar 2022”, që do të luhen në 10-ditëshin e parë të muajit të ardhshëm. Dhe trajneri Paulo Souza nuk ka iluzione se çfarë kundërshtari e pret, teksa thotë: “Unë e kam të qartë se çfarë strategjia apo dinamikë loje duhet të ndjekim ndaj Shqipërisë. Homologu im, Edoardo Reja, është një trajner me mjaft përvojë, që e njeh mirë këtë lojë dhe që ka bërë mjaft mirë me Shqipërinë.”

“Është një skuadër e barazpeshuar, mjaft e organizuar dhe që luan, sipas mendimit tim, mjaft ngjeshur, me lojtarët pranë njëri-tjetrit, – ka vijuar Souza. – Prandaj do të jetë mjaft e vështirë për ne që ta çajmë këtë skuadër të ngjeshur.” Portugezi i stolit polak ka një strategji të qartë për ta fituar këtë ndeshje. “Për këtë arsye, na duhet të luajmë shpejt dhe ta qarkullojmë topin, të vertikalizojmë lojën tonë dhe të shkojmë në zonën e tyre sa më shpejt, – ka thënë ai. – Po ashtu na duhet të jemi të fortë, do të kemi shumë beteja individuale, si jashtë, por sidomos brenda zone, për të gjetur hapësira dhe për të finalizuar.”

“Duhet të kemi minimalisht të njëjtin intensitet si kundërshtari ynë, invidualisht dhe si gru, sepse Shqipëria është një ekip mjaft intensiv, sidomos kur del nga mbrojtja në sulm, – ka theksuar trajneri i Polonisë. – Nuk ka dyshime që ne kemi më tepër cilësi sa i përket grupit tonë të lojtarëve dhe shpresoj që lojtarët tanë më të mirë të frymëzohen dhe të na udhëheqin drejt fitores.” Në konferencën për shtyp krahas trajnerit ka qenë edhe qendërmbrojtësi veteran, Kamil Glik. “Shkojmë në ndeshjen me Shqipërinë duke i respektuar ata, – ka thënë ai. – E dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe e kemi analizuar mirë lojën e tyre.”

“Është një skuadër e fortë, me nuanca italiane në lojën e saj, – ka shtuar futbollisti polak. – Por e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje dhe duam rezultat pozitiv.” Hëpërhë, skuadra e Souzës mban vendin e 4-t në renditje, me 4 pikë, pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje të marrë në 3 ndeshjet e para.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh