(Video) Kombëtarja / Panuçi: Ndaj Skocisë duhet të shënojmë që të fitojmë!

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2018 19:20

ASNN – Panuçi s’ka rrugë tjetër veç fitores, e ardhmja e tij varet nga rezultati që do të prodhojë ndeshja e “Loro Boriçit” ndaj Skocisë. Trajneri Kristian Panuçi doli të premten para gazetarëve për të shpalosur objektivat e skuadrës kombëtare në duelin e së shtunës mbrëma ndaj Skocisë, takim që luhet në orën 20:45 në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Për trajneri  italian ky është një moment ku kuqezinjtë duhet të reflektojnë dhe të tregojnë potencialin e tyre. Ai tha se merrte përgjegjësitë e tij, por edhe lojtarët duhet të tregonin vlerat e tyre, në mënyrë që Shqipëria të marrë fitoren që do të sillte evitimin e vendit të fundit.

“Nesër duhet të shënojmë, – u shpreh Panuçi, – problemi është që në Izrael kemi krijuar situata, pastaj, nuk i futem brenda, do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim, te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos. Që kur kam ardhur këtu kam treguar se i kam dhënë kurajë lojtarëve të mi, pyeteni edhe kapitenin. Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shumë në sulm”,

“Nesër do t’u kërkoj të fitojnë, me siguri që ata e kanë kuptuar mesazhin tim”, – shtoi ai. Në lidhje me gjendjen e sulmuesit të krahut, Eros Grezda, trajneri italian theksoi se e kishte ruajtur gjatë javës në mënyrë që ai të mos dëmtohej. “Grezda  është mirë, ka punuar gjatë javës, dje donte të stërvitej, por e mbajta që të mos rrezikoja, – sqaroi Panuçi. – Ndoji mendoj se ka ende disa problem. Është e vërtetë që është vit i keq, por duhet ta përmbysim situatën. Di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde.”

“Nuk është një moment pozitiv për ne”, – tha më tej trajneri, i cili foli për sulmin dhe për mundësinë e vendosjes së Bekim Balajt si pykë në vijën e parë: “Të shohim nesër. Nëse do të jetë për të thirrur njerëz në stadium them se luan, por ta shohim nesër. Kam shumë dyshime ende për formacionin që do të luajë.” Më pas erdhi momenti interesant i rrezikut të stolit të tij në rast të një disfate në këtë ndeshje. “Duka nuk e ka thënë që rrezikoj, – theksoi Panuçi, – unë bëj punën time me aq pasion dhe seriozitet, nuk më vënë nën presion. Si fitojmë? Nëse bëjmë një gol më shumë.”

“Skuadra flet shumë, por në fushë duhet më shumë, këtë e dinë edhe djemtë, – tha 45-vjeçari. – Nën këtë pikëpamje, duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që nesër të shohim djemtë të flasin më shumë se është e rëndësishme për rezultatin.” Skocia, kundërshtari i nesërm, ka shumë mungesa, por Panuçi beson se edhe kuqezinjtë po privohen nga disa mungesa të rëndësishme. “Dy mungesat do t’i zëvendësoj me dy lojtarë të tjerë, – tha kreu i stolit të Kombëtares. – Formacionin do ta shihni nesër, duke shpresuar që të mos gabojmë.”

“Stadiumi me fat? – vijoi ai. – Nuk ka sjellë fat se kam humbur këtu me Italinë. Shpresojmë që këtë herë të na sjellë fat. Ne kemi hedhur në erë një grup, djemtë duhet ta kuptojnë e të ndërgjegjësohen se është puna jonë, Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë, e vërtetë që qesh, pro brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën. Në Izrael skuadra nuk u dorëzua, për 90 minuta ndoshta ka bërë ndeshjen më të mirë. Për 90 minuta kemi bërë lojë me cilësi, por nuk arritëm të futnim topin në rrjetë.”

“Edhe duhet të mos harrojmë që goli i parë me Skocinë është pozicion jashtë loje, përveçse është autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani”, – përfundoi trajneri Kristian Panuçi. Është e qartë për të gjithë se e ardhmja e trajnerit italian në krye të Kombëtares kuqezi do të varet shumë nga rezultati i kësaj ndeshjeje. Fitorja, pavarësisht pozicionimit në grup, mund ta mbajë Panuçin në krye të kuqezinjve, por një tjetër humbje…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh