AlbanianSport.com 03.09.2017 21:10
ASNN – Më tepër sesa shënimi i një goli, për Azdren Llullakun, më e rëndësishme në sfidën ndaj Lihtenshtejnin ishte fitorja që e konfirmoi Shqipërinë në vendin e renditjes së grupit G të Eliminatoreve të Botërorit 2018 për zonën e Evropës.
Duke folur gjatë konferencës për shtyp të së dielës, futbollisti kuqezi e ka cilësuar Maqedoninë si një kundërshtar më të vështirë. Përtej ngarkesës emocionale, Llullaku mendon se Shqipëria duhet të luajë për fitoren dhe për tifozët ndaj Maqedonisë.
Ndeshja Maqedoni-Shqipëri do të luhet të martën e 5 shtatorit 2017, duke nisur nga ora 20:45 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.