(Video) Kombëtarja / Lista e parë e trajnerit Edi Reja, me pak surpriza

Share Button

AlbanianSport.com 28/05/2019 16:30

ASNN – Trajneri u beson lojtarëve të thirrur nga dy paraardhësit e tij italianë, por kërkon durim. Në prag të dy ndeshjeve të radhës, ndaj Islandës dhe Moldavisë, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur listën e lojtarëve të cilëve ai do t’u besojë për këto dy ndeshje. Kështu, trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy takimet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të 2020-ës, atyre të muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Në përzgjedhjet e trajnerit italian nuk mungojnë surprizat, teksa bie në sy  mungesa e mbrojtësit të Atalantës, Berat Gjimshiti, në njërën anë, por edhe grumbullimi i talentit 19-vjeçar Marash Kumbulla. Mbrojtësi që aktivizohet në Itali me Veronën, pavarësisht se kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira, ka arritur të bindë trajnerin për të qenë pjesë e Kombëtares A. Ndërkohë trajneri Reja ka lënë jashtë dy futbollistët më në formë të momentit.

Bëhet fjalë për Endri Çekiçin dhe Taulant Seferin, të cilët kanë qenë protagonistë absolut kohë e fundit me klubet e tyre. Jashtë listës ka ngelur edhe futbollisti i Osijekut, Kristal Abazaj, por edhe një i ri që ka spikatur këtë sezon, Françesko Tahiraj. Për sa i përket Superiores, përtej faktit që në grumbullimin paraprak kishte grumbulluar disa lojtarë të Partizanit, italiani ka preferuar vetëm portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin, – ka thënë Reja. – Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuçin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek.”

“Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara”, – ka shtuar trajneri italian i Kombëtares kuqezi. Shqipëria ndeshet më 8 qershor pasdite me Islandën në fushën e kësaj të fundit, për të vijuar 3 ditë më pas për të pritur në mbrëmje Moldavinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh