AlbanianSport.com 17.06.2016 21:25
ASNN – Të dielën, Kombëtarja shqiptare do të luajë me Rumaninë, ndeshjen e tretë në grupin A të fazës finale të “Euro 2016”-ës.
Edhe pse i kanë humbur dy ndeshjet e para, Balaj dhe Lila, dy futbollistët që kanë dalë në konferencën e sotme për shtyp, mendojnë se mund ta fitojnë sfidën me Rumaninë.
Kështu, Shqipëria përgatitet të luajë ndeshjen e tretë në finalet e Evropianit “Francë 2016”.
Pas dy humbjeve të para, me Zvicrën dhe Francën, përballë kuqezinjve do të jetë përfaqësuesja e Rumanisë.
Në konferencën për shtyp të dhënë të premten pasdite, Bekim Balaj dhe Andi Lila shpresojnë te fitorja ndaj rumunëve për të qëndruar sa më gjatë në evropian.
Futbollistët tanë kanë kryer pasditen e së premtes stërvitjen e parë, pas ndeshjes me Francën.
Trajneri Xhovani De Biazi i ka lënë thuajse dy ditë pushim lojtarët që të çlodhen pasi ndaj Francës kanë harxhuar shumë energji.