(Video) Kombëtarja / Lenjani: Të fokusohemi tek vetja, jo tek Hungaria

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2021 19:25

ASNN – Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Dhe të martën, në një konferencë për shtyp kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direktë në grup për vendin e dytë. Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të mediave, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë.

Mungesa e tifozëve në vizitën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente. “Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një dëmtim të vogël, por tani ndihem shumë mirë”, – ka thënë fillimisht futbollisti që militon në radhët e Gras’hopersit në kampionatin zviceran. – Atmosfera në grup është e mirë dhe të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do të fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja.”

“Nuk e di a do të luaj, pasi e vendos trajneri, – ka vijuar ai. – Ta shohim këtë javë si ecën në stërvitje dhe se çfarë mendon, pasi është ai që vendos. Polonia? Mendoj që, së pari, të fokusohemi te Hungaria. Kemi cilësi të mira si lojtarë individualisht, por edhe si ekip. Por siç e thashë, do të fokusohemi te forcat tona, për të shpalosur cilësitë që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë.” Po a është mungesa e tifozëve në “Pushkash Arena” të Budapestit, me Hungarinë të ndëshkuar  UEFA, në favor të kuqezinjve? Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur”, – pohoi 32-vjeçari

“Prandaj mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin, – ka vijuar ai. – Mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me cilësi, që luajnë në Evropë, në shumë kampionate të mira dhe në Ligën e Kampioneve dhe mendoj që tani jemi shumë më të fortë. Personalisht, mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese.” Në mbyllje, Ermir Lenjani ka komentuar edhe tërheqjen e Migjen Bashës nga futbolli. “Migjeni ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. I uroj gjithë të mirat”, – ka përfunduar futbollisti kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh