AlbanianSport.com 21.06.2016 12:30
ASNN – Kombëtarja kuqezi vijojnë përgatitjet në Francë, në pritje të përfundimit të fazës së ndeshjeve në grupe dhe të hënën në mbrëmje, në konferencë shtypi kanë dalë mesfushori Burim Kukeli dhe portieri Orges Shehi. Për mesfushorin shtatshkurtër, suksesi i kuqezinjve është mendësia e grupit, ndërsa gardiani i portës së Skënderbeut thekson se pjesa më e vështirë kaloi, me Kombëtaren që bëri detyrën në Francë.
Në pritje të verdikteve të grupeve të tjera, që do të përcaktojnë nëse Shqipëria do ta vazhdojë aventurën e saj në “Francë 2016”, Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet e saj dhe të hënën në mbrëmje, para mediave kanë dalë mesfushori Burim Kukeli dhe portieri Orges Shehi. Për mesfushorin shtatshkurtër, suksesi i kuqezinjve është mendësia e grupit.
Ndërsa gardiani i portës së Skënderbeut thekson se pjesa më e vështirë kaloi, me Kombëtaren që bëri detyrën në Francë. Fitorja me Rumaninë e ka renditur Shqipërinë në vendin e tretë e grupit A, dhe e ka bërë atë njëkohësisht, kandidate për turin e 16-shes.