AlbanianSport.com 13/10/2018 19:55
ASNN – “Ne jemi shqiptarë kemi vetëbesim nga natyra jonë.” Kështu ka deklaruar kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, duke folur në Biir Sheva gjatë konferencës për shtyp të së shtunës, së bashku me trajnerin Kristian Panuçi, ku foli për përballjen e dielës ndaj Izraelit.
“Nuk ka nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur, – ka theksuar ai. – Stërvitjet në Shqipëri mjaftojnë. Klima nuk do jetë shumë ndryshe dhe nuk do të na pengojë fare.” Për mbrojtësin, është një ndjesi e veçantë të qenit kapiten. “I shikon gjërat më me kujdes në stërvitje”, – ka pohuar ai.
“Trajneri bisedon ndryshe me ty, detyrat janë ndryshe, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Mundohem që të kontribuoj në të mirën e skuadrës. Jam gati për të luajtur 90 minuta dhe për të kontribuar për më të mirën. Izraeli ndryshuar shumë nga hera e parë kur luajtëm. Skuadra e tyre është rritur.
“Janë më të fortë, shfaqen me mirë. Fitorja me Skocinë do t’iu japë vetëbesim. Do të jetë më e vështirë për ne. Nëse do të luajmë me shumë vetëbesim, besoj se do të fitojmë edhe nesër. Fitorja me 0 në fund, gjithmonë është mirë për ne”, – ka përfunduar mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj.