AlbanianSport.com 10.11.2016 14:00
ASNN – Skuadra përfaqësuese e Shqipërisë po përgatitet me kapacitet maksimal, gjatë këtyre ditëve të grumbullimit në Durrës, në prag të sfidës së të shtunës, me Izraelin. Në radhët e ekipit kuqezi mbizotëron optimizmi, ku të gjithë besojnë tek fitorja.
Elseid Hysaj dhe Azdren Llullaku ishin dy futbollistët kuqezi, të cilët, në konferencën për shtyp të së enjtes, e kanë vënë edhe njëherë theksin se ndaj Izraelit synojnë vetëm fitoren.
Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon përgatitjet me intensitet të lartë për sfidën kundër Izraelit, e cila konsiderohet mjaft e rëndësishme për ecurinë dhe objektivat e kuqezinjve në këto Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”.
Në konferencën për shtyp të së enjtes, mbrojtësi i Kombëtares dhe Napolit në Serinë A, Elseid Hysaj, ka theksuar edhe njëherë se ndaj Izraelit synohet fitorja. Edhe Azdren Llullaku është shprehur se çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej dështim.
Gjatë këtyre ditëve përgatitje, trajneri Xhovani De Biazi i ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët që ishin përfshirë në listën e grumbullimit.