(Video) Kombëtarja / Flet kapiteni Mavraj: Në fushë jemi 11 ushtarë

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2018 22:05

ASNN – Krahas trajnerit Kristian Panuçi, në konferencën e sotme për shtyp foli edhe mbrojtësi e njëherësh kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, i cili tha se pavarësisht kush është lojtari që mban shiritin në krah, në fushë do të jenë 11 ushtarë ku secili bën detyrën e tij. “Kur jemi në stadium me 40 apo 50 mijë spektatorë, – u shpreh Mavraj, -nuk mund të themi që një lojtar, ose kapiteni apo lideri kanë gabim. Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11-të ushtarë jemi në fushë.”

“Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar, – ka vijuar ai. – Nuk është garanci që, po nuk fole, nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve.” Më tej Mavraj foli për përgjegjësitë e secilit futbollist dhe grupit në tërësi, duke marrë si shembull humbjen në Izrael që erdhi si pasojë e një gabimi në mbrojtje në rastin e golit të parë. “Përgjegjësia është e çdo futbollisti në fushë, – vijoi Mavraj, – goli që pësuam në Izrael, i pari, ishte gabim.”

“Sepse nuk e treguam veten të aftë në atë moment, – ka theksuar mbrojtësi. – Trajneri ka të drejtë. Kjo na ndikoi ndeshjen e fundit. Nëse përmirësohemi në këtë pjesë, besoj se kemi gjasa të ia dalim. Shumë e vështirë të kemi një recetë se si mbrohet porta më mirë. Duhet të shmangim gabimet individuale, sepse na kushtojnë pikë. Nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Në të kaluarën kemi treguar veten në mbrojtje. Individualisht duhet të bëjmë më shumë.”

Më tej Mavraj tha se në duelin kundër Skocisë duhej përqendrim maksimal dhe respektim të taktikës e disiplinës. “Duhet vëmendje e jashtëzakonshme në ndeshje, – këmbënguli ai, – duhet të jemi të përqendruar në momentet e duhura. Në këto ndeshje të rëndësishme, goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Stërvitja gjatë javës është tjetër gjë në krahasim me ndeshjet. Do të përpiqemi të përmirësohemi.” Në fund një përgjigje që nuk i kënaq sa duhet tifozët, por u krijon atyre bindjen se skuadra do të japë më të mirën për ta fituar ndeshjen.

“Nuk mund të garantojmë fitoren. Për të fituar në këto nivele, duhet të mbrohesh maksimalisht, por me dëshirë dhe vullnet të shënojmë. Të gjithë të mbrohemi dhe të gjithë të fitojmë. Shanset rriten kështu. Besojmë te fitorja? Nëse nuk do të besonim nuk do të luanim fare”, përfundoi mbrojtësi Mërgim Mavraj. Për futbollistin nga Kosova, do të jetë një ndeshje e veçantë sepse është kapiten, por edhe një nga lojtarët që ka peshën kryesore në qendër të mbrojtjes, së bashku me Berat Gjimshitin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh