(Video) Kombëtarja / FIFA vendos “veton” për miqësoren me Ukrainën

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 15:20

ASNN – Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Andrij Shevçenkos dhe Kristian Panuçit dhe ka vendosur që miqësorja Shqipëri-Ukrainë të mos zhvendoset gjetkë, por të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar. Vendimin e FIFA-s e ka konfirmuar edhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gert Çarçani, i cili ka sqaruar se ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00.

Nuk ka asnjë ndryshim nga vendimi fillestar dhe ndeshja miqësore e së dielës, midis Shqipërisë dhe Ukrainës, do të zhvillohet në stadiumin që ishte caktuar që në fillim.  Të dy trajnët e kombëtareve kishin rënë dakord për zhvillimin në një stadium tjetër të miqësorës Ukrainë-Shqipëri. Megjithatë, organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Andrij Shevçenkos dhe Kristian Panuçit dhe ka vendosur që miqësorja të mos zhvendoset gjetkë, por të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar.

Me pak fjalë, më 3 qershor, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ku Ukraina aktualisht po kryen edhe përgatitjet. Shevçenko ishte i pakënaqur me kushtet e stadiumit, dhe ishte i shqetësuar edhe për sigurinë. Stadiumi “Kamil Furnier” në Evian Lë Bain, është një stadium modest me 3,000 vende, nga të cilat vetëm 1,500 janë të mbuluara. Vendimin e FIFA-s e ka konfirmuar edhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gert Çarçani, i cili ka sqaruar se ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00.

Ndërkaq, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një seancë stërvitore të mërkurë, një ditë pas humbjes me Kosovën në Zyrih, e është transferuar për në Verbier, një qytet afër Evianit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore me Ukrainën. Sipas programit të kuqezinjve, nga e enjtja e 31 majit e në vijim. Kombëtarja kuqezi vjen në këtë miqësore pas asaj humbjeje 0-3 në miqësore me Kosovën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh