(Video) Kombëtarja / Dita e dytë, mbahet seanca e parë me ngarkesë të plotë

Share Button

AlbanianSport.com 22/03/2022 20:25

ASNN – Në ditën e dytë të grumbullimit Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën stërvitore të radhës në kuadër të dy miqësoreve me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezi kanë zbarkuar këtë të martë në qendrën stërvitore “Rojalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë.

Ka munguar edhe sot mesfushori Amir Abrashi, i cili është ende në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore pas një dëmtimi muskular gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran me klubin të dielën e kaluar. Të gjithë lojtarët e tjerë janë stërvitur normalisht me grupin që në pjesën e parë ka bërë ushtrime fizike e më pas fokusi ka qenë në pjesën taktike të lojës.

Sipas burimeve në kampin kuqezi, impenjimi nga ana e të gjithë futbollistëve ka qenë maksimal, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe çdo gjë po shkon sipas programit. Shqipëria përballet me Spanjën në Stadiumin “RCDE” të Espanjolit më 26 mars, në miqësoren që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh