(Video) Kombëtarja / De Biazi përgatit Lihtenshtejnin & Spanjën, sqaron listën

Share Button

xhovani-de-biazi-2016-flet-tjeter

AlbanianSport.com 01.10.2016 15:15

ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit në 6 dhe 9 tetor luan dy sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2016”, me Lihtenshtejnin dhe Spanjën. Trajneri De Biazi ka dhënë shpjegimet e duhura për të grumbulluarit e këtyre dy ndeshjeve si dhe për objektivat që ka ekipi që drejton për këtë Botëror. Latifi, Grezda dhe Llullaku janë 3 risitë e listës emërore me të grumbulluarit e De Biazit për dy ndeshjet e radhës, me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

Për këta lojtarë, trajneri i kuqezinjve jep arsyet se përse i ka thirrur në Kombëtare. “Latifi, Grezda, Llullaku por edhe Manaj janë lojtarë të rinj dhe me perspektivë, – ka thënë ai gjatë konferencës së sotme për shtyp, të mbajtur në mjediset e FSHF-së. – Ata po gëzojnë një formë të mirë në ekipet ku luajnë ndaj mendova që t’i grumbulloj për këto dy ndeshjet e radhës. Ata do të jenë e ardhmja e ekipit tonë kombëtar dhe shumë shpejt ata do të gjejnë një vend në ekipin kombëtar.”

“Ndërsa portieri Thomas Strakosha do të luajë ndeshjen e parë me përfaqësuesen Shpresa dhe më pas do t’i bashkohet kombëtares së madhe”, – shtoi ai. Për Sadikun e dëmtuar dhe mosgrumbullimin e Gashit, trajneri italian është përgjigjur: “Gjendjen e Sadikut do ta shohim të hënën kur të vijë në grumbullim, së bashku me stafin mjekësor. Më pas do të vendosim nëse do të luajë apo jo. Me Gashin kam folur gjatë në telefon. Ishte i gatshëm për të ardhur, por unë vendosa që të mos jetë në këto sfida.”

Pyetjes për objektivin e Shqipërisë në Botërorin 2018, De Biazi tha se është i njëjtë me atë që ka thënë edhe herët e tjera. “Të fitojmë ndeshjet me Maqedoninë, Lihtenshtejnin dhe Izraelin, – ka thënë shkurtimisht italiani. – Nuk mund të pretendojmë maksimumin me Italinë dhe Spanjën.” Përsa i përket modulit të lojës, duke parë edhe numrin e madh të sulmuesve që ka në dispozicion, De Biazi la të nënkuptohej se skema 4-5-1 edhe mund të ndryshojë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh