AlbanianSport.com 25.05.2016 09:35
ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, kërkon mbështetjen e tifozëve shqiptarë në miqësoren me Ukrainën, e cila do të luhet në 3 qershor 2016 në Bergamo, në Itali. Trajneri italian u është drejtuar me një mesazh në gjuhën shqipe tifozëve, duke u kërkuar që ta mbështetin Kombëtaren.
Miqësorja me Ukrainën në 3 qershor është mjaft e rëndësishme për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi. Ai është testi i fundit për kuqezinjtë drejt fazë finale të “Euro 2016”. Kjo sepse Ukraina është një nga skuadrat e kualifikuara për në Francë.
Nisur nga kjo, De Biazi u ka dërguar tifozëve shqiptarë një mesazh në gjuhën shqipe, të postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Nëpërmjet këtij mesazhi, De Biazi kërkon mbështetjen maksimale nga tifozët e zjarrtë kuqezinj për t’i nxitur më shumë futbollistët e tij që të japin maksimumin, si në miqësoren me Ukrainën ashtu edhe në ndeshjet e tjera në finalet e Euro 2016.