AlbanianSport.com 08.10.2016 21:55
ASNN – Shqipëria përballet të dielën me Spanjën në takimin e 3-të të vlefshëm për grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” dhe, për trajnerin De Biazi, detyra është e vështirë, por Kombëtarja do të luajë shanset e saj. Trajneri kuqezi shpreson që Spanja të mos jetë ende në 100% të kapacitetit të saj, teksa zhvendoset midis dy epokave të ndryshme të historisë së saj të futbollit.
Siç dihet, takimi i së dielës, Shqipëri-Spanjë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45. E kanë ngacmuar mediat spanjolle dhe italiani me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, nuk e ka fshehur se mund të përdorë taktikën e njohur në mbrojtje të Zhoze Murinjos ndaj Spanjës.
“Nuk e di nëse do të kemi një autobus aq të madh sa të mbulojë të gjithë portën, – ka deklaruar ai, duke folur shumicën e kohës në spanjisht. – Për më tepër do të nevojitej një autobus pa rrota, sepse rrezikon që edhe në atë pak hapësirë që ekziston, ta pësosh. Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk është çështje zgjedhjeje, por diçka e tillë të imponohet nga loja e kundërshtarit.”)
Shqipëria përballet të dielën me Spanjën në takimin e 3-të të vlefshëm për grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” dhe, për trajnerin De Biazi, detyra është e vështirë, por Kombëtarja do të luajë shanset e saj. “Nuk e di sa shanse ka që Shqipëria të fitojë ndaj Spanjës, pasi diferencat janë mjaft të mëdha”, – theksoi trajneri italian me pasaportë shqiptare.
“Jemi një skuadër që u kualifikua në Evropian për herë të parë dhe u eliminuam në mënyrë të pafat prej fazës së grupeve, – vijoi De Biazi. – Por, në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Ne do të provojmë shanset tona, duke luajtur në mënyrë inteligjente dhe të kundërsulmojmë. Nuk besoj se dikush mund të thotë që Spanja do të fitojë me siguri: edhe dy vjet më parë në Portugali nuk na jepnin shanse, megjithatë atje fituam ne.”
“Ky është futbolli”, – shtoi trajneri kuqezi, i cili nuk e ka fshehur se shpreson që Spanja të mos jetë ende në 100% të kapacitetit të saj, teksa zhvendoset midis dy epokave të ndryshme të historisë së saj të futbollit. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe veterani Ansi Agolli.