(Video) Kombëtarja / Berisha: Kjo, si ndeshja me Norvegjinë, apo me Serbinë

Share Button

AlbanianSport.com 11/10/2021 22:25

ASNN – Në prag të sfidës së rëndësishme me Poloninë, trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë të hënën në një konferencë zyrtare për mediat, ku kanë folur në lidhje me këtë sfidë. Edhe kapiteni Berisha foli për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë ka një domethënie të rëndësishme për të gjithë dhe skuadra do të japë gjithçka në fushë. “Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani, – ka thënë ai fillimisht. Kjo varet edhe nga ndeshja e nesërme. Atmosfera është e mirë dhe tani për tani jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës.”

“Atmosfera nëse ka qenë e njëjtë apo jo nuk mund të themi ende sepse edhe po të fitohet nesër kemi edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar, – ka vijuar gardiani i portës kuqezi. – Ndoshta më herët ka qenë edhe më e lehtë që të kualifikohemi, kurse në Botëror është më e vështirë. Jemi të vetëdijshëm për këtë situatë si e thashë më herët që mund të bëjmë diçka që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që do të fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë, kështu që ne duhet ta mendojmë që ndeshja e radhës, presioni  nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi polakët, pasi ne vetëm se kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani.”

“Mirëpo nuk do të thotë që jemi të kënaqur, – ka këmbëngulur 32-vjeçari. – Pasi në Eliminatore, shkon ose nuk shkon, kështu që ndeshja e nesërme me siguri që ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe do ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Medoemos ne kemi vetëm që të japim gjithçka nga vetja jonë, pastaj ne e dimë që po përballemi me një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe e dimë që të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ne duhet të jemi të fokusuar tek ato gjëra që thotë trajneri dhe e dimë që në lojën kundër tyre, kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar shumë edhe pse kemi bërë një lojë të bukur.”

“Mund të bënim edhe më mirë për t’i evituar golat, kështu që duhet të jemi të vetëdijshëm që të bëjmë gola sa më pak dhe se kemi cilësi në ekip dhe mund ta fitojmë lojën, – ka reflektuar ish-portieri i “2 Korrikut” në Kosovë dhe Kalmarit në Suedi. – Gjithashtu, marrim edhe parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, që do jetë edhe më e lehtë për ne. Presioni më i madh duhet të jetë te plakët, jo te ne. Por një mungesë goxha e madhe për skuadrën tonë, një lojtar kyç i Kombëtares, që po bën shumë mirë, si ne Kombëtare edhe në ekipin e tij është ajo e Berat Gjimshitit. Është një fatkeqësi që na ndodhi në ndeshjen e fundit.

“Por mendoj se edhe Veseli në ndeshjen e fundit bëri shumë mirë dhe besoj që edhe nesër skuadra duhet të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë, do të bëjnë mirë, – vijoi Berisha. – Robert Levandovski është një nga sulmuesit më të mirë tani në futboll dhe jemi të vetëdijshëm për atë dhe duhet të mundohemi si skuadër ta ndalojmë. Nëse do ta neutralizojmë, do të jetë një sukses. Ka shumë ndeshje që i përngjan kësaj sfide, si ndeshja me Norvegjinë, apo me Serbinë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe duhet ta marrim më me qetësi, për shkak se e dimë që deri tani kemi bërë gjëra të mira dhe në fund të fundit po luajmë me një skuadër të fortë.”

“Dhe nëse humbet ndeshja, nuk është gjëja e fundit në botë që ndodh, – ka thënë portieri kuqezi. – Kështu që duhet të jemi të qetë, të bëjmë detyrat dhe të bëjmë sa më pak gabime dhe me kualitetin që kemi të mundohemi t’i vëmë në vështirësi. Jemi munduar që të stërvitemi me goditjet standarde, është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen nga goditjet standarde. Edhe me Hungarinë patëm një situatë të tillë. Duhet të punojmë edhe më shumë, por është më shumë çështje përqendrimi sesa gjëra të tjera, kështu që besoj se edhe ditën e nesërme e dimë rëndësinë e goditjeve standarde dhe do jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën kemi pësuar nga këto goditje, por do t’i japim vëmendjen e duhur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh