(Video) Kombëtarja / Atje në Belvedere në Vjenë, kuqezinjtë panë Skënderbenë

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Muzeu-Ajeti-Mavraj

AlbanianSport.com 30.05.2016 20:25

ASNN – Xhovani De Biazi i ka kushtuar vazhdimisht aspektit të motivimit mendor të skuadrës së tij dhe këtë herë, italiani ka gjetur një mënyrë më origjinale për t’i frymëzuar lojtarët e tij përpara Evropianit. Në prag të largimit nga Austria, kuqezinjtë kanë vizituar Muzeun Historik të Vjenës ku ndodhet edhe shpata e përkrenarja origjinale të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

“Uroj që të jetë një frymëzim për lojtarët për t’u mobilizuar dhe duke menduar se siç kanë luftuar të parët tanë, pse jo ju të jeni të gjithë nga një hero më vete”, – tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në fakt, për të gjithë ka qenë një moment i veçantë kjo vizitë dhe nga e cila kanë gjetur frymëzimin e duhur dhe kjo dëshmohet edhe fotot e shumta që lojtarët kanë ndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë trajneri italian, De Biazi, vërtet mund të dijë pak nga gjuha shqipe, por me sa duket nuk di pak nga historia, veçanërisht ajo e Shqipërisë dhe e heroit tonë Gjergj Kastriotit. “Përkrenarja shërbente për të mbrojtur kokën, por ishte edhe një simbol për të treguar se ai që e mbante ishte një drejtues”, – ka thënë ai gjatë vizitës në Muzeun e Vjenës.

“Ne kemi nevojë për këtë simbol, por edhe për këtë shpatë, për t’u mbrohemi nga ata që në Evropian do të kërkojnë të na mundin, – ka vijuar 60-vjeçari. – Ne duhet të luftojmë dhe te marrim shembull nga Skënderbeu i cili mendonte se të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nëse do të mendojmë vetëm për veten tonë, nuk do të arrijmë asnjë objektiv.”

“Prandaj duhet të arsyetojmë me forcën e grupit që na solli në Francë dhe do të na ndihmojë të arrijmë diçka të madhe edhe në Francë”, – shtoi De Biazi. Ky ishte dhe momenti i fundit ku të 27 lojtarët dhe trajneri ishin bashkë, sepse të martën De Biazi do të vendosë se cila do të jetë lista e 23 lojtarëve që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt ëndrrës së Evropianit dhe cilët do të jenë 4 lojtarët që ai do t’i kthejë në shtëpi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh