(Video) Kombëtarja / Agolli: Nëse luajmë si në Eliminatore, e kalojmë grupin

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Agolli-shik

AlbanianSport.com 31.05.2016 17:05

ASNN – Pas ndeshjes miqësore me Katarin të fituar 3-1 nga kombëtarja shqiptare, trajneri Xhovani De Biazi, presidenti I FSHF, Armand Duka dhe gjithë futbollistët kanë bërë një vizitë në muzeun e Vjenës, ku ndodhen armët e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Arlind Ajeti dhe Ansi Agolli, dy nga lojtarët e ekipit tonë përfaqësues, mendojnë se harmonia që ekziston në grup është një faktor pozitiv që do të ndikojë në ndeshje.

Të gjithë futbollistët që kanë dalë në konferencë për shtyp nga qendra stërvitore në Austri, shprehen se do të bëjnë gjithçka për të kaluar grupin në Evropianin Francë 2016. Ky besim i madh për një kualifikim të mëtejshëm përcillet nga Austria edhe në konferencën për shtyp, ku ka folur Agolli. “Ekipi ka nevojë për sa më shumë harmoni, – ka thënë ai. – Kemi entuziazëm që na ndihmon të jemi pranë njëri tjetrit. Mendoj se ka larmi moshe dhe karakteresh në skuadër.”

“Mundohesh të përshtatesh në mënyrë që të ecim sa më mirë bashkë dhe ia kemi arritur, – ka theksuar mbrojtësi. – Ne jemi një grup prej 30 lojtarësh që kemi afrimitet të madh. Mendoj se të gjithëve na vjen keq për ata që do të largohen dhe do të jetë emocionuese. Të gjithë do të ndjejnë keqardhje. Nëse bëjmë të njëjtën lojë si në Eliminatoret e Evropianit, atëherë  kemi mundësi të mëdha të kalojmë grupin, sepse skuadrat që kemi përballë nuk kanë ndryshime me ato që kishim në Eliminatore.”

Si çdo shqiptar, edhe Agolli ka skuadrën e tij të preferuar në një eveniment të tillë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. “Deri para dy vitesh kam qenë me Gjermaninë, – ka zbuluar ai. – Nuk e fsheh që për një lojtar që ka luajtur kaq vite të jetë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh