AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10
ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim dhe zbatim të drejtë të tij. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka deklaruar në një intervistë të posaçme për RTSH Sport se procesi i privatizimit të klubeve të futbollit është rruga e duhur për ta çuar sportin përpara. Ai thekson se duhen ndjekur modelet bashkëkohore që ofron Evropa, por përsërit besimin se kjo do ta nxjerrë sportin nga rrethi vicioz i vuajtjeve të vazhdueshme.
Procesi i privatizimit të klubeve të futbollit, i nisur nga Bashkitë anembanë vendit është i mirëpritur, por kërkon kuptim të drejtë të tij. Kështu ka deklaruar në një intervistë të posaçme për RTSH Sport Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili është edhe një njohës i mirë i ligjit. Madje Ylli ka sqaruar edhe format e funksionimit që ky ligj ofron. Për kreun e organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare, duhen ndjekur modelet bashkëkohore që ofron Evropa.
Ylli ka sjellë edhe një rast konkret nga futbolli shqiptar, siç është kampionia e Kategorisë Superiore, Teuta. Presidenti i KOKSH-it thekson se kjo do ta nxjerrë sportin nga rrethi vicioz i vuajtjeve të vazhdueshme. Në mbyllje, Fidel Ylli e sheh procesin e privatizimit të dobëshim edhe për sportet e tjera, përveç futbollit, por edhe për ta çliruar sportin nga ndikimi politik.
Klikoni videon e mëposhtme për të ndjekur intervistën e plotë.