(Video) KOKSH / Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, niset ekipi kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 03/10/2018 17:40

ASNN – Për të tretin edicion radhazi, pas atij të vitit 2010 dhe 2014, Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Rinore. Dhe në edicionin e këtij vit, në “Buenos Aires 2018”, delegacioni kuqezi do të përbëhet nga 5 sportistë. Nga data 6, deri më 18 tetor 2018, në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, do të zhvillohen Lojërat Olimpike Rinore.

Në këtë edicion, i cili është i pari që mbahet jashtë kontinentit aziatik, por edhe i pari, qoftë veror, qoftë dimëror, që mbahet jashtë kontinentit evropian, do të marrin pjesë 206 vende të botës, ndërsa duhet theksuar se do të marrin pjesë për herë të parë si vende të pavarura, edhe Kosova dhe Sudani i Jugut.

Do të jenë afro 4,000 sportistë të rinj, të lindur pas vitit 2000 që do të konkurrojnë në 241 gara për medalje të arta në 32 disiplina sportive. Për të tretin edicion radhazi, pas atij të vitit 2010 dhe 2014, Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Rinore dhe në “Buenos Aires 2018” delegacioni kuqezi do të përbëhet nga 5 sportistë.

Në peshëngritje, për ngjyrat kuqezi do të ngjitet në pedanë 17-vjeçari Antonino Luli, i cili do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg. Ndërkaq, një sportiste e vetëm kuqezi do të jetë edhe në atletikë, aty ku talentja premtuese Relaksa Dauti, do të garon në disiplinën e 800 metrave.

Kurse në boks, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy sportistë, nga nënkampionia e Evropës për të reja, 18-vjeçarja Elisidita Selaj, e cila do të garon në kategorinë e peshës trupore deri në 75 kg, dhe nga 18-vjeçari Muhamet Qamili, medalist i bronztë i Evropës për të rinj, i cili do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg.

Interesante është edhe pjesëtarja e 5-të e delegacionit kuqezi në këto Lojëra Olimpike Rinore, notarja 15-vjeçare shqiptaro-amerikane, Kejti Rok, e cila do të garojë në 200 flutur dhe 400 m stil i lirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh