(Video) KOKSH-i drejt zgjedhjeve të reja, përvijohet plani i veprimit & afatet

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2020 20:10

ASNN – Procesi i zbatimit të Rezolutës së 9 shkurtit, që ka nisur në fund të korrikut, mbyllet në mes të dhjetorit. Siç është njoftuar, Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka miratuar hapat që do të ndërmerren në zbatim të Rezolutës së fillimshkurtit, që u mbajt në Tiranë, duke synuar t’i jepte fund konflikteve të brendshme.

“Në vijim të mbledhjes së datës 20 korrik 2020 dhe asaj të datës 28 korrik 2020, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH, në zbatim të pikës 6 të Rezolutës së Asamblenë e Jashtëzakonshme, të mbajtur më datë 9 shkurt 2020, e cila përcakton krijimin e një Komiteti Teknik që do të angazhohet për ndryshimet Statutore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, dy prej të cilëve do të jenë përfaqësues të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH, ka miratuar kriteret e kandidateve që do të propozohen nga anëtarët e KOKSH-it”, – thuhet në një njoftim të shkurtër.

Kriteret për kandidatin e propozuar nga Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH-it janë që ai të jetë jurist me profesion, të jetë anëtar në një organizatë sportive anëtare të KOKSH-it jo më pak se 5 vite, të ketë njohuri për legjislacionin e organizatave Jo-qeveritare dhe Jo-fitimprurëse (OJQ/OJF), të ketë integritet profesional dhe moral dhe anëtari që propozon të jetë në rregull me kriteret statutore të anëtarësimit dhe të mos ketë asnjë detyrim ndaj KOKSH-it.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike ka miratuar edhe nje plan hap pas hapi, i cili do të çojë në zbatimin e Rezolutës. Kështu, i ndarë në 8 etapa, ku plan veprimi ka zënë fill në fundin e muajit korrik, me nisjen e punës për Komitetin Teknik, që supozohet të nisë punë në 10-ditëshin e dytë të shtatorit.

Drafti me ndryshimet statutore duhet të jetë gati në fund të shtatorit, për t’i lënë vendin në mes të tetorit miratimit të tij nga Asambleja e Jashtëzakonshme për ndryshimet statutore. Dhe, pas marrjen së miratimit edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), është parashikuar që brenda afatit 15-17 dhjetor të mbahet edhe Asambleja Zgjedhore, e cila pritet të nxjerrë edhe drejtuesit e rinj të KOKSH-it.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh