AlbanianSport.com 01.05.2016 20:45
ASNN – Deri më tani janë 4 sportistë të konfirmuar me ftesë, ndërsa pritet edhe një i 5-të për Shqipërinë në Olimpiadën e këtij viti në Brazil. Një gjë të tillë e ka pohuar për Televizionin Shqiptar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, i cili ka theksuar se shpresohet edhe për 3 sportistë të tjerë, të kualifikuar me normë.
Si rrallëherë në këto 15 vitet e fundit, Shqipëria do të shkojë në festivalin sportiv më të madh në planet, në Lojërat Olimpike, me një delegacion modest. Një gjë të tillë e ka pohuar për Televizionin Shqiptar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello. Megjithatë, për Bellon, shpresohet edhe për sportistë të tjerë të kualifikuar me normë.
Lojërat Olimpike të këtij viti do të mbahen në Rio de Zhaneiro të Brazilit.