AlbanianSport.com 19/09/2018 22:25
ASNN – Ndryshimet e trupit të njeriut, nevoja për një horizont të ri sfidash dhe shmangia e problemit të dopingut ishin disa nga arsyet kryesore që e shtynë sportin e peshëngritjes të bëjë një revolucion të vërtetë sa i përket kategorive të peshave trupore.
Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Prof. Dr. Albert Karriqi e shikon këtë ndryshim si domosdoshmëri për t’i paraprirë së ardhmes.
Revolucioni rrënjësor i ndërmarrë nga peshëngritja me ndryshimin e kategorive të peshave trupore ka ardhur fillimisht si rrjedhojë e ndryshimit të vetë trupit të njeriut. Për ekspertin e shkencave sportive, ky revolucion u imponua nga vetë koha.
Për Karriqin, kjo ishte edhe një dalje e zgjuar nga situata mjaft e keqe e krijuar nga problemi i dopingut. Prof. Dr. Albert Karriqi shpreson që është peshëngritja shqiptare të përshtatet shpejt me realitetin e ri të këtij sporti. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë…