AlbanianSport.com 12.02.2017 15:15
ASNN – Kamza ka fituar 0-1 me Kastriotin në fushën e këtij të fundit. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga Ermir Rezi në minutën e 15-të të takimit, që skuadrat e trajnerit Bledar Devolli, të marrë 3 pikët dhe të ruajë kryesimin e shkëputur në grupin A të Kategorisë së Parë. Kështu, Kamza vazhdon të udhëheqë e vetme grupin A të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë.
Skuadra e trajnerit Bledar Devolli ka mundur Kastriotin me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në Krujë, të vlefshme për javën e 15-të. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga Rezi për t’i dhënë Kamzës 3 pikët dhe, bashkë me të, edhe sigurinë në kryesimin e grupit A me 42 pikë, kundrejt 32 të Erzenit të vendit të dytë. Kamza arrin të shënojë që në minutën e 15-të të takimit.
Është një sulm i shpejtë nga krahu i djathtë i sulmit me anë të Mario Morinës. Sulmuesi kryeqytetas gjuan, por largojnë nga vija fatale e portës, mbrojtësit e Kastriotit. Por topin e kthyer prej tyre, është Rezi që ndjek sulmin dhe e dërgon në rrjetë. Dy minuta më vonë, Kamza ka të gjitha mundësitë për të dyfishuar shifrat. Ndërhyrje e gabuar e portierit të Kastriotit brenda zonës dhe gjyqtari kryesor jep 11-metërsh.
Nga pika e bardhë këtë radhë Mario Morina nuk është i saktë. Në fund të pjesës së parë, Kamza humbet sërish një rast të pastër për të dyfishuar shifrat. Rezi, me një sulm të shpejtë nga krahu i majtë, i jep një top të saktë Morinës brenda zonës, por ky i fundit me portën bosh, bën më të vështirën duke e nxjerrë topin jashtë. Pjesa e dytë është më e vakët në raste.
E duket se të dyja skuadrat janë pajtuar me këtë rezultat, duke i mbyllur 90 minutat me shifrat 0-1, të fiksuara që në 15 minutat e para të ndeshjes.