AlbanianSport.com 29.03.2017 11:10
ASNN – Një fluks i pazakontë lindjesh, që ka vetëm një shpjegim: Suksesin në Evropianin e vitit të shkuar në Francë. Kjo ka ndodhur në Islandë. Me sa duket, “duartrokitja vikinge” nuk ka qenë mënyra e vetme se si islandezët kanë festuar arritjen deri në çerekfinale në “Francë 2016”. Spitalet obstetrike-gjinekologjike në Islandë ka konfirmuar se ka shënuar shifra rekord për lindje bebesh saktësisht 9 muaj pas suksesit historik të Islandës kundër Anglisë.
Është tashmë e pranuar që suksesi në futboll jo në pak raste ndikon në rritjen ekonomike të një vendi, por tanimë duket se ky ndikim po shtrihet edhe në fusha të tjera të jetës. Më konkretisht, Suksesi i Islandës në “Euro 2016” duket se ka ndikuar direkt edhe në rritjen e popullsisë së këtij vendi. Me sa duket, “duartrokitja vikinge” nuk ka qenë mënyra e vetme se si islandezët kanë festuar fitoren e Kombëtares së tyre në Europian, ku arriti deri në çerekfinalet e turneut.
Spitalet obstetrike-gjinekologjike në Islandë ka konfirmuar se ka shënuar shifra rekord për lindje bebesh saktësisht 9 muaj pas suksesit historik të Islandës kundër Anglisë, që i ktheu nordikët në një nga ekipet më të ndjekura të turneut francez. “Kemi vendosur rekordin e epiduraleve për maternitetin deri në këtë fundjavë, saktësisht 9 muaj pas fitores 2-1 ndaj Anglisë”, – shkroi në “Twitter”, Asgeir Petur Porvaldson, doktor në spitalin “Landspitali” në Reikjavik, kryeqytetin e Islandës.
Edhe mediat vendase konfirmuan se stafi i spitalit në fjalë kishte qenë thuajse i gjithi në punë gjatë fundjavës për të përballuar këtë fluks të pazakontë me baza sportive.