AlbanianSport.com 10/02/2024 19:45
ASNN – Interi, fitore me përmbysje në Romë. Fiton 4-2 në kryeqytet dhe shkëputet me 7 pikë në krye të renditjes së Serisë A. Interi ka mundur Romën me rezultatin 4-2, duke u shkëputur kështu me në 7 pikë në krye të renditjes ndaj ndjekëses më të afërt, Juventusit. Një ndeshje emocionuese dhe spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian dhe që dhuroi 6 gola.
Në ndeshjen më të spikatur të javës së 24-t të Serisë A, Interi ka mundur Romën me rezultatin 4-2, duke u shkëputur kështu me në 7 pikë në krye të renditjes ndaj ndjekëses më të afërt, Juventusit. Një ndeshje emocionuese dhe spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian, aty ku ishin verdhekuqtë vendas që e nisën fuqishëm.
Por ishin zikaltërit që kaluan në epërsi me një goditje me kokë të Açerbit, që befasoi Rui Patricio në portën e Romës në minutën e 17-të. Megjithatë, skuadra vendase ka reaguar, për të barazuar fillimisht shifrat me një goditje me kokë të Mançinit në minutën e 28-tëm dhe , më pas, në minutën e 44-t, përmbysi shifrat me golin e realizuar nga El Sharaui.
Me këtë epërsi minimale të Romës do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, kryesuesja e renditjes reagoi fort, duke shënuar 3 herë dhe duke përbysur kështu shifrat. Turami barazoi shifrat në minutën e 49-të dhe vijoi të ishte edhe pikënisja për autogolin e Anxhelinos 7 minuta më pas, që e ktheu kështu rezultatin në 3-2 për zikaltërit. Bastoni ishte ai që gjeti edhe golin e 4-t në minutën e 3-të shtesë të kohës së rregullt, duke vulosur kështu fitoren 4-2 të Interit ndaj Romës.