AlbanianSport.com 09.08.2016 19:50
ASNN – Ish-kapiteni i Kombëtares, ish-kapiteni i Partizanit dhe futbollisti i shquar, Lin Shllaku, është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Në homazhet e mbajtura në kryeqytet, familjarë, miq dhe bashkëkohës e kanë cilësuar Shllakun si frymëzim për të rinjtë dhe ata që e duan këtë sport.
Futbolli shqiptar ka përcjellë të martën për në banesën e fundit ish-kapiteni Kombëtares, ish-kapitenin e Partizanit dhe futbollistin e shquar, Lin Shllaku.
Në homazhet e mbajtura në ish-kompleksin “Dinamo”, familjarë, miq dhe bashkëkohës kanë vlerësuar lart figurën e Shllakut si sportist dhe si njeri.
Edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka cilësuar Shllakun si frymëzim për të rinjtë dhe ata që e duan këtë sport. Lin Shllaku u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.