(Video) In memoriem: Hendbolli shkodran vajton humbjen e Nikolin Karrocës

Share Button

AlbanianSport.com 22/04/2020 21:40

ASNN – Trajneri Durro dhe Sekretari Ibërshimi, homazh për mbështetësin e madh të sportit. Ish-kampioni të hendbollit shkodran dhe presidentit të Vllaznisë në hendboll, Nikolin Karroca, është ndarë nga jeta papritur në moshën 52-vjeçare ditët e fundit. Dy kolegët e tij më të afërt të fushës së lojës dhe trajnimit të hendbollit, Artan Durro, dhe Ajran Ibërshimi, e kanë cilësuar vdekjen e tij një humbje të madhe.

Ditët e fundit është ndarë nga jeta papritur në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, ish-kampioni të hendbollit shkodran dhe presidentit të Vllaznisë në hendboll, Nikolin Karroca. Ai ishte ishte pjese aktive e hendbollit shkodran në vitet 1985-95 duke fituar trofe me Vllazninë, ndërkohë që me ekipin kombëtar përfaqësoi Shqipërinë nëpër Ballkaniada.

Dy kolegët e tij më të afërt të fushës së lojës dhe trajnimit të hendbollit, Artan Durro, dhe Ajran Ibërshimi, duke folur për RTSH Sport, e kanë cilësuar vdekjen e tij një humbje të madhe. Vllaznia e viteve të fundit me presidentin Nikolin Karroca në krye ishte ndër ekipet më të mirë të Shqipërisë duke fituar trofe të “kampiones” por edhe Kupës së Shqipërisë.

Një vitë më parë kur Vllaznia shpallej “kampione” e Shqipërisë në hendboll, ish presidenti i KH Vllaznia, Nikolin Karroca prononcohej për Televizionin Shqiptar dhe në respekt të kesaj figure sportive, po sjellim një fragment me zërin e tij, interviste kjo e fundit e dhënë për RTSH Sport. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh