(Video) In Memoriem… Gordon Benks shuhet në moshën 81-vjeçare

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2019 18:55

ASNN – Ish-portieri i famshëm i Anglisë së 1966-ës dhe 1970-ës ndërroi jetë të martën. Gordon Benksi, fitues i Botërorit me Anglinë në vitin 1966, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ai ka luajtur plot 73 herë për përfaqësuesen e Anglisë dhe fituan edhe trofe të Kupës së Ligës Angleze me Stouk Sitin, por karriera e tij u ndërpre në mënyrë të papritur në vitin 1972, kur një aksident me makinë e shkaktoi humbjen e njëri humbjen e njërit sy dhe dëmtimin e shikimit.

Benksi i Anglisë, siç dihej gjerësisht, është konsideruar si një nga portierët më të mirë të botës së gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, krahas me bashkëkohësve të tij, Lev Jashinit dhe Dino Xofit. Pritja e tij e pabesueshme e goditjes së Pelesë në përballjen me Brazilin në Botërorin e 1970-ës në Meksikë, është cilësuar si “pritja e shekullit” por ai mungoi në humbjen në çerekfinale përballë Gjermanisë Perëndimore, për shkak të një sëmundjeje.

“Kur u ngrita në këmbë, pas goditjes së këndit, Peleja erdhi dhe më rrahu shpatullat, duke më thënë: “Kujtova se ishte gol”. “Edhe unë ashtu mendova”, iu përgjigja. Benksi, i cili ishte portieri i finales së shumëdiskutuar të 1966-ës, ku Anglia mposhti Gjermaninë Perëndimore 4-2, u aksidentua në datëlindjen e tij të 34-t dhe, ndonëse e provoi fatin edhe në kampionatin amerikan të futbollit, por edhe më pas si trajner, e mbylli me sportin më popullor në botë që fillim të viteve 1980.

Në dhjetor të vitit 2015, u bë e ditur se po i nënshtrohej trajtimit për kancerin e veshkave, ndërsa gjatë natës duke u gdhirë e marta, ndërroi jetë. Ishin të shumtë ata që kanë reaguar pas lajmit të hidhur, por më i veçantë ishte postimi në rrjetin social “Twitter” i përfaqësueses gjermane të futbollit, e cila, duke e shoqëruar ngushëllimin e saj me një foto të Gordon Benksit duke u përqafuar me gjermanët pas finales së 1966-ës, shkruar: “Një kundërshtar i rreptë dhe një njeriu i mirë… Prehu në paqe, Gordon Benks…!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh