AlbanianSport.com 12.06.2017 12:30
ASNN – 44-vjeçari Luis Figo ka dëshmuar se nuk ka humbur asgjë nga reflekset e tij, duke shënuar një gol mjaft të bukur në një ndeshje bamirësie midis veteranëve të Realit të Madridit dhe atyre të Romës. Legjendari portugez ka ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore një goditje e lirë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Romës dhe duke përshëndetur rrjetën.
Thonë që huqi del me shpirtin… Dhe jo më kot, sepse është legjendari portugez, Luis Figo, ai që e dëshmon një gjë të tillë. Në minutën e 36-të të një ndeshjeje bamirësie midis veteranëve të Realit të Madridit dhe atyre të Romës, ai shënon në mënyrë mjeshtërore nga një goditje e lirë.
44-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka humbur asgjë nga reflekset e tij, duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Romës dhe duke përshëndetur rrjetën, pavarsisht përpjekjeve të admirueshme të portierit italian. Natyrisht që ky gol ka marrë komplimentet e një tjetër legjende, brazilianit Ronaldo.