AlbanianSport.com 17.08.2016 19:50
ASNN – Në Federatën Shqiptare të Futbollit, është hedhur shorti i nivelit më të lartë të Kampionatit të 78-të Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore. Në të marrin pjesë 10 skuadra, të cilat janë njohur tashmë me kundërshtarët e javës së parë e në vazhdim. Kampionati nis në të mërkurën e 7 shtatorit 2016.
Kështu, skuadrat e Kategorisë Superiore janë njohur tashmë me shortin e edicionit të 78-të të Kampionatit Kombëtar për sezonin e ri futbollistik 2016-2017. Kampionati nis më 7 shtator dhe, në javën e parë, 10 skuadrat pjesëmarrëse do të ndeshen sipas këtij kalendari.
Korabi-Laçi, Skënderbeu-Flamurtari, Luftëtari-Partizani, Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Tirana. Përfaqësuesit e disa klubeve prezent në hedhjen e shortit kanë dhënë mendimet e tyre për ndeshjen e parë dhe kampionatin në vazhdimësi. Duke e pasur fushën të dënuar, Korabi ndeshjet do t’i zhvillojë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Ndërsa Partizani, derisa të përfundojë stadiumi që po ndërtohet në kompleksin e tij, do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena”.