(Video) Gjysmëmaratona e Tiranës më 9 tetor, Tirana pushtohet nga vrapuesit

Share Button

gjysme-maratona-e-tiranes-posteri

AlbanianSport.com 05.10.2016 19:25

ASNN – Të dielën organizohet Maratona e Tiranës 2016. Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv  në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin  në veprimtarive me bazë angazhimin fizik. Për zhvillimin e këtij aktiviteti do të jenë të bllokuara disa nga rrugët kryesore të Tiranës nga ora 09:00 deri në 14:00.

Maratona Tiranës 2016, është veprimtaria e radhës që do të organizohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës. Kjo maratonë është programuar për t’u zhvilluar të dielën në 9 tetor 2016, në ora 09:00. Një aktivitet, i cili synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin.

Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të veprimtarisë, si dhe hartën e itenerarit të maratonës. Nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 14:00 do të jenë të bllokuara rrugët “Dedë Gjo Luli”, bulevardi “Zogu I”, me drejtim Rrugën “Fortuzi”, rruga e Durrësit me të gjitha rrugët dalëse, sheshi “Karl Topia”, kryqëzimi i Rrugës “Asim Vokshi” me kthim djathtas në “Don Bosko”, si dhe rruga që të çon deri në mbikalimin e aeroportit “Nënë Tereza”.

Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që në datën 9 tetor 2016 të minimizojnë qarkullimin me automjete, nga ora 05:00, deri në orën 14:00. Në Maratonën e Tiranës do të marrin pjesë 4 kategori, që janë si vijon:

 

Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;

Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;

Run (femër/mashkull) – 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;

Half Marathon (femër/mashkull) – 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh