AlbanianSport.com 22.11.2016 13:25
ASNN – Plot 103 kilometra pa ndërprerje, teksa mban një top mbi kokë teksa nget biçikletë. Ky është rekordi i ri i librit të rekordeve “Gines” që një futbollist nigerian shpreson të ketë vendosur këto ditët e fundit.
Në pamje të parë duket si diçka e thjeshtë. Një njeri që mban një top mbi kokë teksa nget biçikletën. E veçanta është se futbollisti nigerian, Harrison Çinedu e ka bërë këtë pa ndërprerje për plot 103 km.
Çinedu u nis nga një plazh jashtë Lagosit, duke kaluar nëpër qendrën e qytetit dhe duke dalë në anë tjetër. Mund të duket e thjeshtë, por, përveç ligjeve të gravitetit, ai është përballur edhe me sfidën e rrugëve me gropa dhe shitësve ambulantë.
Me këtë, ai synon të vendosë një rekord të ri në librin e rekordeve Gines.