AlbanianSport.com 05/08/2019 20:55
ASNN – Alehandro Bedoja shënon gol dhe përdor mikrofonin e stadiumit për t’i bërë thirrje Kongresit. Opinioni publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar sërish pas viktimave të ditëve të fundit, duke bërë thirrje për kufizim të së drejtës për të zotëruar armë zjarri. Natyrisht edhe sporti ka reaguar dhe është pikërisht futbollisti i përfaqësueses amerikane të futbollit, Alehandro Bedoja, i cili ka gjetur një mënyrë interesante për të përçuar apelin e tij.
Janë plot 34 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur në 4 incidente të ndryshme përgjatë javës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe opinioni publik ka reaguar sërish, duke bërë thirrje për kufizim të së drejtës për të zotëruar armë zjarri. Natyrisht edhe sporti ka reaguar dhe është pikërisht futbollisti i përfaqësueses amerikane të futbollit, Alehandro Bedoja, i cili ka gjetur një mënyrë interesante për të përçuar apelin e tij.
Pas shënimit të një goli për skuadrën e tij të Filadelfias, kundër DC Junajtid, ai ka shkuar tek njëri nga mikrofonët e fushës dhe ka dhënë një mesazh për Kongresin. “Ej Kongres, bëj diçka tani!” – ka ulëritur ai, duke vijuar: “Jepini fund dhunës prej armëve, bëjeni tani!”. Në fakt, Bedoja ka qenë një nga zërat më aktivë të sportit ndaj dhunës së shkaktuar nga armët, por mënyra e përzgjedhur prej tij ka qenë padyshim mbresëlënëse.