AlbanianSport.com 05/08/2020 17:55
ASNN – Sezoni i ri i Kategorisë Superiore nuk do të fillojë në rast se qeveria dhe Kuvendi nuk do të miratojnë paketën me ligjet ë ndryshuara të sportit sipas kërkesave që ka bërë komuniteti i sportit. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e radhës së ligës profesioniste të futbollit shqiptar.
Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin e ardhshëm dhe sipas një vendimi të marrë së fundmi bëhet me dije se më 12 shtator kampionati nuk do të fillojë sipas planifikimit të parë, në rast se nuk plotësohen 4 kushte nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Ky vendim vjen sepse sipas Ligës Profesioniste Qeveria nuk ka mbajtur premtimet për zgjidhjen e problemeve të klubeve. Në këtë situatë, mbledhja e së mërkurës ka kërkuar nga qeveria:
- Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.
- Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
- Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
- Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.