(Video) Futbolli i Sallës / Resuli: Fitore e merituar, i lumtur për këtë sukses!

Share Button

AlbanianSport.com 04/03/2021 19:15

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit të Sallës, Erind Resuli, ishte mjaft i kënaqur pas fitores 3-2 ndaj Danimarkës në sfidën e luajtur të enjten pasdreke në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës. Duke folur pas triumfit të parë të kuqezinjve në fazën e dytë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të 2022-shit, Resuli tha se ngjeshja e kalendarit favorizonte Danimarkën, pasi në aspektin fizik rivalët ishin më mirë, duke qenë se aktualisht kampionati danez i futbollit të sallës luhet normalisht.

Trajneri i kuqezinjve thekson se strategjia e lojës i dha të drejtë këtë herë, duke sjellë edhe tre pikët e para në Evropian për përfaqësuesen shqiptare. “Unë e kisha premtuar që do të flisja pas ndeshjes së dytë me Danimarkën, sepse ishte një modul specifik këtë rast në ndeshjet e grupeve të Evropianit, – ka deklaruar ai. –  Këtë herë ndryshoi gjithçka, sepse nuk mundëm të shkonim në Danimarkë për ndeshjen e kthimit, duke qenë se danezët nuk mund ta prisnin ndeshjen atje dhe pastaj u ra dakord që të dyja ndeshjet luheshin këtu.”

“Kuptohet në një kohë shumë të shkurtër, pas vendimit të UEFA-s, – ka vijuar Resuli. – Në fakt, kjo situatë favorizonte Danimarkën, sepse është një skuadër fizikisht më e mirë se ne. Ata janë aktualisht në mesin e kampionatit dhe ishin para nesh fizikisht. Ndeshja e parë u bë të mërkurën pasdite, ndërsa e dyta te enjten, pra sot, në drekë. Realisht koha ishte shumë e shkurtër, nuk premtonte për përgatitjen e duhur të dy sfidave. Ishte një ndeshje e fortë, e luftuar nga të dyja ekipet. Ne përdorëm një tjetër mënyrë loje në ndeshjen e dytë, jo si në ndeshjen e parë.”

“U mbrojtëm më mirë në mesfushë, që të dilnim më lehtë në kundërsulm, – shtoi ai. – E tërhoqëm Danimarkën në fushën tonë dhe aplikuam më shumë kundërsulmin. Rezultati na dha të drejtë dhe jam shumë i kënaqur.” Trajneri i Shqipërisë nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen në ndeshjen e parë me Danimarkën, ku kuqezinjtë u paraqitën mirë, por ishin të pafat. “Ndjej keqardhje të madhe për humbjen e të mërkurës ndaj Danimarkës, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, – thotë ai. Sipas statistikave kemi pasur 16 raste për gol në portën e Danimarkës, fati nuk ishte me ne.”

“Zotëruam më shumë topin, e qarkulluam më tepër, patëm më shumë raste shënimi, por fati ishte në anën e Danimarkës, – ka vijuar Resuli. – Megjithatë, gjej rastin për të përgëzuar djemtë, sepse në ndryshim nga ekipi i Danimarkës, disa nga lojtarët tanë nuk janë ende në kampionat, sepse lojtarët e Kosovës e nisin aktivitetin në muajin mars, pas pezullimit në dhjetor nga epidemia. Disa që luajnë në vende të tjera janë në aktivitet, ndërkohë që Danimarka është në mesin e aktivitetit dhe kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për specifikën që kishin këto dy ndeshje.”

Në fund, trajneri i Kombëtares së futsallës flet për ndeshjet e ardhshme, por edhe për nevojën që ka grupi për t’u rifreskuar me prurjej të reja. Për Resulin ky sukses ishte mjaft i rëndësishëm, sepse do ta motivojë shumë skuadrën në vazhdim. “Për hir të së vërtetës, ne e dinim qysh në fillim se kjo është një veprimtari e vështirë, – thotë ai. – Është hera e parë që ne marrim pjesë në këtë lloj niveli dhe përpara kemi edhe dy ndeshje shumë të vështira. Presim Kroacinë në Tiranë dhe më pas shkojmë në transfertën e Ukrainës.”

“Por ngaqë është hera e parë në këtë nivel duhet të jemi të përgatitur për hapat që do të hedhim, – ka vijuar trajneri i kuqezinjve të futbollit të vogël. – Mendoj se grupi ka nevojë për rifreskim dhe mendoj që ne të ardhmen duhet të fokusohemi te rifreskimi i grupit. Është e vërtetë që ne na kanë penalizuar mungesat, është e vërtetë që në krahasim me ekipin e Danimarkës na penalizonte pak gjendja fizike, por unë mendoj që, sidomos në ndeshjen e dytë, djemtë tanë dhanë shpirtin e zemrën në fushë dhe fituan.”

“Është shumë e rëndësishme që në “tempullin”, sepse tani e tutje unë preferoj ta quaj tempullin tonë (Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës), ne morëm fitoren e parë, sepse është përgjegjësi dhe për ne, pasi nuk kishim luajtur më parë në Shqipëri, që të marrim një fitore të merituar në tempullin tonë. Mendoj se ky ishte një hap shumë i mirë dhe pozitiv për të ardhmen”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Futbollit të Sallës, Erind Resuli, duke folur pas ndeshjes me Danimarkën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh