AlbanianSport.com 18/02/2024 22:55
ASNN – Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, mund 10-7 me përmbysje Partizanin në finalen e futbollit të sallës. Kështu, Veprimtaria e dytë e futbollit të sallës, Kupa e Shqipërisë, ka kurorëzuar Flamurtarin si fitues të trofeut në edicionin e 8-të të saj, pasi mposhti Partizanin 10-7. Ndeshja që u zhvillua në sallën kryesore të Arenës Sportive “Dhimtraq Goga” në Shijak ka dhuruar një festival golash, plot 17.
Futbolli i sallës ka dhënë trofeun e parë të këtij sezoni, teksa të dielën në mbrëmje është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, aty ku janë përballur me njëra-tjetrën Flamurtari dhe Partizani. Ndeshja që u zhvillua në sallën kryesore të Arenës Sportive “Dhimtraq Goga” në Shijak dhe është Flamurtari që kalon i pari në epërsi me Kapaj. Por Partizani do të përmbysë gjithçka me 3 gola të realizuar nga Tepsi, Leci dhe Danushi.
Dhe janë kryeqytetasit që shkojnë në pushimin e ndeshjes me dy gola epërsi, 3-1. Partizani do ta thellojë këtë epërsi në 5-1, me golat e Hoxhës dhe Gjeçit, por vlonjatet do ta shkurtojnë atë në 3-4 me dy gola të Shehajt. Më pas, të dyja skuadrat do të shënojnë nga dy gola secila, me Partizanin që mbetet në kryesim 7-5. Megjithatë, golat dhe Nelajt dhe Gokajt e çojnë takimin në shtesën 5-minutëshe.
Atje ku do të jenë vlonjatet që do të përmbysin gjithçka, me golat e Nelajt, Qopekajt dhe Shehit, duke ngadhënjyer me shifrat 10-7 në këtë finale dhe duke e bërë kështu Flamurtarin fituese të trofeut në edicionin e 8-të të futbollit të sallës.