AlbanianSport.com 30/04/2020 20:55
ASNN – FSHF kishte shpresuar që skuadrat të lejoheshin të ktheheshin më 2 maj, por nuk ka ende përgjigje. Ishte shpresuar që, në rastin më të keq, të hënën e 4 majit, skuadrat të lejoheshin të stërviten, natyrisht mbi bazën e një protokolli shëndetësor dhe mbrojtës nga ana e autoriteteve përkatëse. Por gjithçka ka mbetur pezull, teksa në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se nuk kanë marrë ende përgjigje për këtë çështje nga Ministria e Shëndetsisë.
Futbolli shqiptar është pezull dhe tanimë pret vetëm dritën jeshile të Ministrisë së Shëndetsisë për të rinisur aktivitetin. Burime pranë organizmit që qeveris futbollin në vend kanë konfirmuar për RTSH Sport se, bazuar mbi shkresën e dërguar autoriteteve shqiptare, që mban datën 22 prill 2020, FSHF-ja ka kërkuar që skuadrat t’u kthehen stërvitjeve më 2 maj. Këto burime saktësojnë se ishte shpresuar që, në rastin më të keq, të hënën e 4 majit, skuadrat të lejohen të stërviten.
Natyrisht mbi bazën e një protokolli shëndetësor dhe mbrojtës nga ana e autoriteteve përkatëse. Por gjithçka ka mbetur pezull, teksa në FSHF pohojnë se nuk kanë marrë ende përgjigje për këtë çështje. Në të njëjtën kohë, RTSH Sport ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Shëndetsisë lidhur me shkresën mbi këtë çështje, nga e cila ka marrë një përgjigje të shkurtër, që ende nuk ka një vendim nga autoritetet përkatëse mbi këtë çështje.
Ndërkohë, veçmas rikthimit, duhet theksuar se Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të FIFA-s, po pret edhe miratimin nga ana e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit (IFAB) të miratimit të ndryshimit të rregullores që lejon deri në 5 ndërrime. Kjo do të ishte mjaft e dobishme në kuadrin e rikthimit të futbollit në fushën e blertë, duke qenë se futbollistët mund të mos kenë gjendjen e mjaftueshme fizike dhe prandaj ndërrimet mund të ndihmonin për të mos rënë niveli i lojës.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: