(Video) Futboll – Femra / Kalaja: Një sfidë e vështirë na pret me Nën-19-vjeçaret

Share Button

AlbanianSport.com 04/04/2022 16:25

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçareve për femra është grumbulluar prej një jave duke u përgatitur për ndeshjet e fazës së dytë të Kampionatit Evropian 2022 që do të zhvillohen në Turqi në datat 5-11 prill. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është në të njëjtin grup me pritëset e turneut, Izraelin dhe Qipron. Stafi teknik për këto tre sfida ka grumbulluar 19 futbolliste, ku pjesa më e madhe aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Dy prej tyre, sulmuesja Meri Kalaja dhe portierja Antigoni Hyska janë prononcuar për mediat, ku kanë folur për grumbullimin dhe si po shkojnë përgatitjet në kuadër të turneut zyrtar. Sulmuesja e Bolonjës, Kalaja, është e lumtur që ka marrë ftesën nga Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve dhe thekson se atmosfera është shumë pozitive. Gjithashtu, Kalaja shton se skuadra do të japë maksimumin ndonëse përballë do të ketë tre rivalë të fortë.

“Jam shumë e lumtur që më erdhi ftesa për të luajtur me Kombëtaren shqiptare, – thotë ajo fillimisht. – Gjithashtu jam shumë e lumtur që do të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Atmosfera në skuadër dhe me vajzat është shumë e mirë. Unë ndihem shumë mirë në këtë grup, disa prej vajzave i njoh. Personalisht jam duke punuar shumë fort ditë pas dite, ashtu si edhe skuadra, për të marrë rezultate sa më të mira në Turqi ku do luajmë ndeshjet tona.”

“Përballë do të kemi tre skuadra shumë të forta dhe jemi këtu për të fituar dhe dhënë maksimumin, që do të na siguronte vendin e parë. Ëndrra juaj futbollistike? Kam një ëndërr që kur isha e vogël, për të qenë një lojtare shumë e mirë dhe për të arritur në nivele të larta, për të veshur fanellën e Juventusit ose Milanit në Itali”, – përfundoi Meri Kalaja. Shqipëria është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A, për të garuar në Eliminatoret e radhës të Evropianit të ardhshëm.

Në fazën e parë, Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve bëri një paraqitje mjaft të mirë duke u renditur në vendin e dytë në grupin e saj. Ndërkaq, grupin e saj në fazën e dytë, Shqipëria e nis më 5 prill me ndeshjen e parë, atë ndaj Izraelit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ajo ndaj Qipros më 8 prill 2022. Ndeshja e tretë dhe e fundit do të jetë ajo ndaj vendaseve të Turqisë, më 11 prill 2022.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh